• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tarifë ekologjike për anijet që ankorohen në portet shqiptare

by A R
30/12/2015 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo anije që ankorohet në portet shqiptare do të paguajë tarifë ekologjike, duke sjellë shmangien e shkarkimit të mbetjeve dhe ndotjes së detit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua rregullorja “Për miratimin e kërkesave për parandalimin e shkarkimit të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe tepricat nga ngarkesat në det”, si propozim i Ministrisë së Mjedisit.

Qëllimi kryesor është mbrojtja e mjedisit detar, përmes reduktimit të shkarkimit në det të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe të tepricave nga ngarkesat e tyre, gjatë përdorimit të porteve të Republikës së Shqipërisë.

Sipas këtij vendimi çdo anije që ankorohet në një port shqiptar, përpara largimit nga porti, i dorëzon të gjitha mbetjet e krijuara nga anija, referuar rregullores që kjo VKM parashikon. Ministria e Transportit, sipas parashikimit në propozimin e Ministrisë së Mjedisit në këtë akt, pas konsultimit me këtë të fundit do të sigurojë që kostot e instalimeve marrëse portuale për mbetjet e krijuara nga anijet, përfshirë trajtimin dhe largimin e tyre, të mbulohen përmes mbledhjes së tarifës ekologjike të detyruar për anijet dhe mjetet lundruese për mbetjet.

Operatorët e liçensuar që do të kontraktohen nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, duhet të zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të tërhequr sasinë dhe llojet e mbetjeve të krijuara nga anijet që përdorin në portin ku do të ankorojnë, normalisht dhe tepricat nga ngarkesat e tyre, duke marrë parasysh nevojat fuksionale të përdoruesve të portit, madhësinë dhe pozicionin gjeografik të portit, llojin e anijeve që japin shenjën e thirrjes në atë port dhe të garantojnë trajtimin e këtyre mbetjeve në imjantet e tyre të çertifikuar dhe të liçensuara sipas legjislacionit mjedisor në fuqi dhe standarteve dhe normave të lejuara Europiane.

Me hyrjen në fuqi për zbatim të këtij akti, Drejtoria e Përgjithshme Detare do të paraqesë çdo vit në Ministrinë përgjegjëse për mjedisin dhe në Ministrinë përgjegjëse për transportin, raportimin mbi zbatimin e kësaj rregullore.

Kjo rregullore është në përputhshmëri të plotë me legjislacionin aktual mjedisor dhe atë detar në Shqipëri, si dhe e harmonizuar me legjislacionin ndërkombëtar në këtë fushë.

Parashikohet që rregullorja të hyjë në zbatim brenda 6 mujorit të parë të vitit 2016-të, pas miratimit të tarifës nga Ministria e Financave.

BW

Next Post

Futet në ujërat territoriale, Irani hap zjarr kundër anijes amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In