Tarifat/ Shqipëria 7 miliardë lekë eksporte drejt SHBA-së, e furnizon me 3% të materialeve për përpunimin e hekurit

Tarifat e herëpashershme të Presidentit Trump kanë krijuar pasiguri të thellë në lidhje me koston e mallrave të importuara dhe nuk është gjithmonë e qartë se cilat mallra do të preken më shumë në çdo vend të caktuar.

Gazeta amerikane ‘The New York Times’ ka përmbledhur importet nga të cilat SHBA-të mbështeten më shumë. Janë 140 vende, ku tarifat e herëpashershme të presidentit Trump kanë krijuar pasiguri të thellë në lidhje me koston e mallrave të importuara dhe nuk është gjithmonë e qartë se cilat mallra do të preken më shumë.

Në listë renditet edhe Shqipëria, e cila e furnizon me 3% të materialeve për përpunimin e hekurit.

Sipas artikullit, importet më të mëdha të SHBA-së nga shumë vende janë nafta dhe gazi, elektronika, makinat dhe produktet farmaceutike.

‘Eksportet më të mëdha të Kinës në SHBA sipas vlerës në dollarë janë pajisjet elektronike. Por SHBA-të importojnë gjithashtu sasi të mëdha të pajisjeve elektronike nga vende të tjera. Megjithatë, gati 100 përqind e karrocave të importuara për fëmijë vijnë nga Kina. Ndërkohë, Zvicra është përgjegjëse për pothuajse të gjitha orët e importuara nga Amerika prej metali të çmuar. Etiopia, nga ana tjetër, i dërgon SHBA-së rreth 2 përqind të rrobave të thurura të importuara për foshnje – por kjo është një pjesë më e madhe se çdo artikull tjetër që eksporton në SHBA’, sipas artikullit.

Tabela më poshtë tregon artikullin në të cilin SHBA-të mbështeten më shumë nga secili prej 140 partnerëve tregtarë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com