• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tarifat, punësimi, konviktet, buxheti; publikohet pakti i plotë për Universitetin

by Java News
18/01/2019 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme u prezantua dokumenti final i Paktit për Universitetet, në të cilin gjejnë zgjidhje të tetë kërkesat e artikuluara nga studentët.

Duke përmbushur zotimin e saj publik (gjatë protestave KM tha: “jemi të gatshëm të bëjmë edhe më tepër nga sa kërkojnë studentët), qeveria ka vendosur të përmbushë më shumë se 8 pikat, duke krijuar një sistem të drejtëpërdrejtë punësimi në administratë të ekselentëve, duke rritur koutat e stazheve, kampusi universitar, etj.

Kërkesa 1 – Përgjysmim i tarifave në çdo program studimi

Plotësohet kërkesa bazë për reduktimin e tarifave të shkollimit me 50% për të gjithë studentët, pa përjashtim.

Studentët që vijnë nga shkollat e mesme me mesatare mbi 9, si dhe të gjithë ata që mbajnë këtë mesatare gjatë ciklit bachelor, do të përfitojnë arsim tërësisht falas në ciklin e parë.

Përfitojnë edhe këto kategori të tjera shtesë:

• Studentët nga familje që trajtohen me ndihmë të pjesshme apo të plotë ekonomike
• Jetimët deri në moshën 25 vjeç
• Ata që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate
• Viktimat e trafiku të qënieve njerëzore
• Anëtarë të komuniteteve rome apo ballkano-egjiptiane
• Fëmijët e ish-të përndjekurve politikë
• Fëmijët e të rënëve në krye të detyrës nga Policia e Shtetit, Garda, zjarrëfikësit, Policia e Burgjeve apo SHISH.

Në master, këto kategori, si dhe të gjithë ata që mbyllin ciklin 3-vjeçar me mesatare 9 e sipër përfitojnë zbritje 50%.
Sa i përket konvikteve, ndryshimet ligjore bëjnë shumë më të lehtë financimin e tyre të drejtëpërdrejtë nga buxheti i shtetit.
Në 2019-n, janë vendosur 300 milionë lekë shtesë nga buxheti për kryerjen e investimeve në konvikte nga buxheti.

Nëpërmjet një financimi prej 16,8 milionë eurosh, përfituar nga Qeveria Gjermane do të nisë rehabilitimi i 13 rezidencave studentore në Tiranë.

MFE po negocion për një fond të dytë prej 27 milionë eurosh, për të vijuar rehabilitimin e strukturave të tjera akomoduese të studentëve.

Kërkesa 2 – Transparencë me buxhetin e MASR dhe IAL

Brenda shkurtit 2019 do të vihet në punë portali i Transparencës dhe Ankesave të Arsimit të Lartë.

Në portal do të publikohen të dhëna të detajuara për çdo shpenzim të IAL dhe MASR, të dhëna për buxhetin afatmesëm, buxhetin vjetor, grantet, shpenzimet operative, financimin e kërkimit shkencor, procedurat e prokurimit publik, vendimet e bordeve apo senateve, kuotat e parashikuara për çdo vit akademik, CV e pedagogëve, rezultatet e verifikimit të titujve akademikë, etj.

Kërkesa 3 – Rritja e peshës së votës nga 10-50% e studentëve për të zgjedhur dekanë, rektorë dhe përfaqësimi në Senatin Akademik

Në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, është vendosur hapja e zgjedhjeve të reja për të gjithë Këshillat Studentorë, monitorimi i Komisioneve të Përhershme dhe përfaqësimi në të i studentëve në përputhje me statusin.

Kërkesa 4 – Rishikimi i titujve akademikë

Do të krijohet një database kombëtare në të cilën do të arkivohen të gjithë doktoraturat. Përmes softëare të sofistikuar do të nisë kontrolli anti-plagjiaturë i të gjithë titujve shkencorë. Kontrolli do të nisë në muajin qershor.

Kërkesa 5 – Përfaqësimi në Bordin e Administrimit

Është marrë vendimi për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të bordeve të emëruar nga MASR. Emërimet e reja do të bëhen me një proces të hapur dhe transparent. Anëtari që emërohej prej MASR do të jetë propozim i studentëve.

Kërkesa 6 – Pajisja e kartës së studentëve brenda këtij viti akademik

Për realizimin e këtij projekti është kërkuar asistenca e Komisionit Europian, për përfshirjen e Shqipërisë në Kartën Europiane të Studentit dhe për zgjerimin e përfitimeve sipas praktikave europiane.

Në nëntor 2018 është lidhur marrëveshja dypalëshe me Agjensinë Franceze, për zbatimin e “European Student Card” në Shqipëri. Me këtë kartë, studentët shqiptarë përfitojnë lehtësira jo vetëm brenda vendit, por në të gjithë shtetet e BE-së.

Brenda shkurtit do të miratohen dy akte nënligjore shtesë dhe brenda këtij viti akademik, karta studentore do të shpërndahet për të gjithë studentët.

Kërkesa 7 – Biblioteka me standarte europiane

Është akorduar një fond, për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme hardëare dhe middelëare, e domosdoshme për ngritjen e bibliotekës digjitale. Në vijim, një grup pune do të merret me përzgjedhjen e literaturës së huaj që do të përkthehet në shqip. Afati i realizimit: Qershor 2019.

Kërkesa 8 – Vlerësimi i performancës së pedagogëve

Do të aplikohet një instrument kontrolli dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënies, përmes një sondazhi periodik kombëtar mbi pedagogët dhe aftësitë e tyre shkencore. Sondazhi Kombëtar i Studentëve do të ketë një rol thelbësor në mbledhjen e informacioneve të nevojshme për cilësinë e mësimdhënies.

Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë do të monitorojë periodikisht ruajtjen e standarteve të cilësisë. Në shkurt ngrihen grupet e punës që do të realizojnë procesin e vlerësimit, në mars hartohet metodologjia dhe në qershor do të nisë zbatimi i këtij projekti.

Masa shtesë (të pakërkuara)

Punësimi i studentëve

Pas ndryshimit ligjor për rekrutimin në administratën publike është ngritur portali “Punë të Mbarë”. Studentët ekselentë (mesatare mbi 9) mund të aplikojnë për punësim automatik në administratë. Më të mirët kanë përparësi në zgjedhje, duke zbritur hap pas hapi sipas mesatares. Shpallja e parë është hapur për 804 vende, shpallja e dytë do të hapet brenda muajit gusht.

Stazhet dhe praktikat profesionale

VKM për praktikat profesionale rrit numrin e vendeve të disponueshme, jo vetëm për studentët ekselentë, por për të gjithë të interesuarit për ndjekjen e një stazhi në institucionet publike.

Vetë institucionet, në çdo fillim viti do të shpallin vendet e lira për internshipe. Paralelisht, institucionet janë angazhuar në bashkëpunimin me kompanitë private, për krijimin e sa më shumë vendeve të lira edhe në privat.

Kampusi universitar

Ka nisur hartimi i projektit të Kampusin Universitar të Tiranës, i cili do të rrisë hapësirat akomoduese, si dhe do të përfshijë biblioteka e lehtësira të tjera, sipas të gjithë standarteve europiane.

Ngritja e kampusit universitar është një prej përparësive të mandatit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës. Në vijim, po studiohet mundësia e ngritjes së një kampusi të ngjashëm në qytetin e Durrësit.

Politikat financiare

Përtej rritjes së subvencionimit për mbështetjen e studentëve (ulje efektive e tarifave), qeveria angazhohet për: Rritjen e financimit për arsimin e lartë, duke synuar arritjen e mesatares së vendeve të rajonit deri në vitin 2023, rritjen e financimit të kërkimit shkencor, integrimin e studentëve në procesin e hartimit dhe transparencës së buxheteve të IAL-eve.

Njëkohësisht shqyrtohet mundësia për rritjen e kontributit të sektorit privat në mbështetje të arsimit. Idja është që 20% e fondit të përgjegjësisë sociale të korporatave që gëzojnë kontrata koncensionare nga shteti shqiptare të dedikohen për arsimin./ a.cupaj

Next Post
Shqiptari hyn në grevë urie, gabimi kompjuterik i dyfishoi dënimin

Shqiptari hyn në grevë urie, gabimi kompjuterik i dyfishoi dënimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In