• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tarifat nuk ulen/ Rektori nuk tërhiqet kurse Lëvizja për Universitetin apelon: Anullojini ose protestë!

by Java News
29/05/2021 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha se tarifat do të paguhen edhe përse mësimi është zhvilluar online, Lëvizja për Univeristetin ka paralajmëruar protestë nëse nuk iu merren parasysh kërkesat.  

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka refuzuar kërkesat e studentëve për uljen e tarifave ose anullimin e tyre edhe përse mësimi është zhvilluar online. Lëvizja për Universitetin i është përgjigjur deklaratave të rektorit duke paralajmëruar protestë në vjeshtë nëse këto kërkesa nuk merrën parasysh.

Referuar disa anketave, Lëvizja për Universitetin shkruan se më shumë se gjysma e studentëve nuk kanë pasur mjetet e nevojshme për mësim online dhe qindra e mijëra prej tyre po e braktisin universitetin publik. Ndërkaq sipas tyre, COVID-19 ka goditur ekonominë familjare të shqiptarëve dhe anullimi i tarifave do shpëtonte studimet dhe ëndrrave të mijëra të rinjve.

“Përgjigje rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha

Në një dalje për shtyp, rektori i Universitetit të Tiranës z. Artan Hoxha iu përgjigj negativisht kërkesave të vazhdueshme të studentëve për ulje ose anulim të tarifës shkollore. Sipas tij, 70% e studentëve jetojnë jashtë Tiranës dhe familjet e tyre kanë kursyer ekonomikisht.

Por z. Hoxha nuk e merr fare parasysh se koha e kaluar në pandemi ka qenë shkatërrimtare për ekonominë familjare të shqiptarëve. Shumë kanë humbur punën, kursimet dhe shëndetin. Shto këtu që, sipas anketave, më shumë se gjysma e studentëve nuk kanë pasur mjetet e nevojshme për mësim online dhe qindra e mijëra prej tyre po e braktisin universitetin publik.

Në këto kushte, kriza nuk është e financave të qeverisë dhe universitetit, por e mbarë shoqërisë: të rinjve, punëtorëve e familjeve të tyre. Anulimi i tarifave studentore dhe e burokracisë së zakonshme është një hap i rëndësishëm për shpëtimin e studimeve dhe ëndrrave të mijëra të rinjve. Kush nuk e kupton ose refuzon të kuptojë, vetëm sa po e thellon më tej krizën.

Nëse qeveria dhe burokracia universitare nuk marrin parasysh zërin e studentëve me idenë se ata janë të shpërndarë dhe pa mundësi për të rezistuar, të mos harrojnë se në vjeshtë me dhjetra mijëra studentë do të kthehen në auditorë dhe rrugët do të përmbyten nga thirrjet e tyre”, shkruhet në deklaratë.

Next Post
Qendra në Belsh/ Balla: Ka edhe shërbimin e urgjencës 24 orë për 33 000 banorët e kësaj bashkie

Qendra në Belsh/ Balla: Ka edhe shërbimin e urgjencës 24 orë për 33 000 banorët e kësaj bashkie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In