• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tarifat, konviktet, bordet, punësimi; pikat kryesore të ofertës për studentët

by Java News
10/12/2018 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka ofruar disa pika mjaft të favorshme për studentët, të cilat u japin zgjidhje, shumë prej kërkesave të tyre. Madje propozimet e kryeministrit Edi Rama, gjatë komunikimit në facebook, shkonin përtej kërkesave të tyre.

Kreu i qeverisë, deklaroi se do ketë subvencionim 100% të tarifës, për disa kategori studentësh; si ata me nota 9 dhe 10 dhe ata që vijnë nga familje të varfëra.

Megjithëatë, kreu i qeverisë kërkoi dialog dhe mospolitizim të protestës.

“Te flasim si njerëz. Ju pres kur të doni, si të doni, sa të doni. Jam i gatshëm të flasim. Ta bejmë bashkë si njerëz, jo si profile false në facebook. Me keni gati në çdo orë“, tha Rama

Ai premtoi punësimin e 1000 studentëve ekselentë në administratë si dhe investime dhe ndërtime të konvikteve të reja.

Kreu i qeverisë premtoi shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në bordet e Universiteteve.

Javanews sjell disa nga pikat e ofruara nga kryeministri Rama për studentët.

Tarifat, subvencionim 100% për ekselentët dhe të varfrit

Mund të bëjmë me shumë se pergjysmim të tarifave. I gatshëm për të shkuar me tej kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionojë shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre në ndihmë ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në eter

Konviktet, godina të reja dhe rishikim tarife

Kemi plan konkret për kampusin e Tiranës – është bërë konkursi në 2015 dhe Bashkia e Tiranës është gati qe te nderhyje qofte per qytetin studenti, qofte per kampusin e ri. Nderkohe 18 milione euro per nderhyrje fale KFV per qytetin studenti. Pse vetëm tarifat e shkollës, po tarifat e konvikteve? Në çdo konvikt ku nuk kemi arritur dot të rindërtojmë, ku nuk ka kushte, deri kur të rikonstruktohet qeveria duhet ti thotë prindit: Ndjesë. Ku do e merrni? Te sheshi? Nuk është negociatë kjo, por dialog. Bashkia e Tiranës ka kohë që ka filluar punë për lirimin e sheshit. Sheshi te Qytet Studenti është tokë e xanun.  Se keni kërkuar, do ta bëjmë ne.

Bursa për ekselentët

Po sikur tu  japim bursa studentëve të shkëlqyer që të studiojnë këtu? Mendoj se duhet ti japim, si kanë kërkuar. Them që duhet të forcohemi dhe studentëve të shkëlqyer tu japim bursë këtu. Në Perëndim janë një pjesë që jepen, janë 15 Universitete. Por pse mos t’ua japim studentëve këtu? Kuptohet jo aq sa në Perëndim, por një bursë sado, 1 lek. Po si? Unë këtu, ju atje? Zgjidheni me njëri-tjetrin. Keni dhe Dash Shehin, thirreni hera-herës tu mbajë me muhabet, gjeni ndonjë klub aty afër Ministrisë që të jetë si sofër tironse. Unë mendoj që po edhe bursa për studentët ekselentë. Unë mendoj, por deri kur do të bëhet?!

1 mijë studentë ekselentë do të fitojnë direkt vendin e punës në administratë

1000 vende pune në administratë nga klasifikimi i studentëve me mesatare 9 deri në 10, në të gjithë fushat, të cilëve do t’u ofrohet vend pune. Pa konkurs fare, me meritën e notave, pas një viti do i nënshtrohen konkursit.

Bordet e administrimit, shkarkim të përfaqësuesve të qeverisë

Do t’i shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në bordet e universiteteve. Por nuk bëj asnjë lëvizje pa ardhur këtu. Jo për të protestuar në emër të Lulit dhe Monikës atje. Jo politikë?! Por tani është politikë me qeverinë! Jo partitë thoni, jo qeveri. FRESSH-in e keni parë si është, copë- copë…

Por duhet dialog 

“Ju pres në çdo orë. Edhe nëse vini këtu, askush nuk ju detyron të firmosni asgjë. Ejani dialogojmë”, tha Rama

Javanews/a.çupaj

Next Post
FOTOT/ Banorët e Unazës dalin me hunj dhe lopata: Me edukatë, nuk na dëgjuan

FOTOT/ Banorët e Unazës dalin me hunj dhe lopata: Me edukatë, nuk na dëgjuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

September 7, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Lezhë/ Tritol portës së një banese, policia nis hetimet

September 7, 2026
Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

September 7, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

September 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 8 Shtator 2026

September 7, 2026
Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

September 7, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë!

September 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Biznesi i konspiracioneve mbi hirin e pyjeve që digjen

September 7, 2026
Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

Gjermania nuk është më “imune” ndaj ekstremizmit, fitorja e AfD-së ndryshon gjithçka

September 7, 2026
Zjarret, prefektja e Shkodrës: Rreziku për banesat është evituar, ndërhyrja nga ajri vazhdon

Zjarret, prefektja e Shkodrës: Rreziku për banesat është evituar, ndërhyrja nga ajri vazhdon

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com