• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tarifat e reja gjyqësore, ja sa duhet të paguani për paditë në Gjykatë

by Java News
25/06/2018 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 qershori i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar një vit më parë nga Kuvendi dhe që përcakton tarifat e reja që duhet të paguhen tashmë nga palët sa herë paraqesin një çështje në gjykatë. Ligji klasifikon tarifat në tre kategori ku së pari janë tarifat e përgjithshme për paraqitjen e çëshjeve në gjykatë, së dyti ato për kryerjen e vpeimeve procedural në gjykata dhe shërbimet administrative në to dhe së treti tarifat gjyqësore shtesë. Tarifat gjyqësore të përcaktuara në këtë ligj zbatohen për të gjitha çështjet gjyqësore civile dhe administrative të paraqitura për shqyrtim në gjykatë dhe në të gjitha shkallët e gjykimit.

Tarifat gjyqësore të përgjithshme

Në nenin 5 të ligjit sanksionohet mënyra sesi përcaktohen tarifat që paguhen nga palët që paraqesin një çështje në gjykatë duke kërkuar zgjidhje. Në një permbledhje prej tetë pikash saktësohet kufiri i poshëm dhe i sipërm i një tarife si dhe raste të veçanta për çëshjet në rigjykim.

“1. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesëpadisë përllogaritet mbi bazën e vlerës së padisë për çështje gjyqësore civile dhe administrative.
2. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas pikës, 1 të këtij neni, është jo më e ulët se 1 000 (një mijë) lekë dhe jo me e lartë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë.
3. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme për gjykimet në gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2 000 (dy mijë) lekë dhe jo më e lartë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.
4. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese është 5 000 (pesë mijë) lekë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 9 të këtij ligji.
5. Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës.
6. Në rast se përllogaritja e vlerës së padisë mungon ose nuk është llogaritur në mënyrë të saktë, veprohet ne përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.
7. Kur çështja gjyqësore kthehet për rigjykim nga gjykatat më të larta, nuk paguhet tarifë gjyqësore e përgjithshme.
8. Llojet dhe masat përkatëse të tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas këtij neni, për çdo shkallë gjykimi, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi bazën e natyrës së çështjes, parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” thuhet në nenin 5.

Pothuajse në të gjitha rastet pagesa e tarifave gjyqësore të përgjithshme bëet në momentin e regjistrimit të çështjes në gjykatë me përjashtim të rasteve kur çështja përfshin pensionin ushqimor apo padi për marrdhënie pune me vlerë deri në 700 mijë lekë.

Tarifat gjyqësore shtesë

Ligji përcakton se ka edhe tarifa gjyqësore shtesë. Këto të fundit caktohen në rastet kur pala ndërgjyqëse ose përfaqësuesi i saj ka shkaktuar pa shkaqe të arsyeshme vonesa në gjykim e çështjes. Kjo tarifë brenda 21 ditëve kalendarike nga data e njoftimit të vendimit të gjykatës, është një tarifë fikse dhe është në propocion me tarifat gjyqësore të përgjithshme.

Tarifa gjyqësore e veçantë

Në nenin 8 të ligjit përcaktohet edhe kategoria e tretë që janë tarifat gjyqësore shtesë. Kjo tarifë caktohet për shqyrtimin e kërkesave të veçanta procedurale gjatë zhvillimit të gjykimit në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në të gjitha juridiksionet gjyqësore, si dhe për shërbime të administratës gjyqësore.
“Tarifa gjyqësore e veçantë paguhet në kohën e paraqitjes së kërkesës në gjykatë. Tarifat gjyqësore të veçanta janë jo më e ulëta se 50 (pesëdhjetë) lekë dhe jo më të larta se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë. Masa për llojet e tarifave gjyqësore të veçanta përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” përcakton ligji.

Ndryshojnë tarifat gjyqësore, hyn në fuqi ligji i ri, ja sa duhet të paguani kur depozitoni një çështje
Nga 1 qershori i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar një vit më parë nga Kuvendi dhe që përcakton tarifat e reja që duhet të paguhen tashmë nga palët sa herë paraqesin një çështje në gjykatë. Ligji klasifikon tarifat në tre kategori ku së pari janë tarifat e përgjithshme për paraqitjen e çëshjeve në gjykatë, së dyti ato për kryerjen e vpeimeve procedural në gjykata dhe shërbimet administrative në to dhe së treti tarifat gjyqësore shtesë. Tarifat gjyqësore të përcaktuara në këtë ligj zbatohen për të gjitha çështjet gjyqësore civile dhe administrative të paraqitura për shqyrtim në gjykatë dhe në të gjitha shkallët e gjykimit.

Tarifat gjyqësore të përgjithshme

Në nenin 5 të ligjit sanksionohet mënyra sesi përcaktohen tarifat që paguhen nga palët që paraqesin një çështje në gjykatë duke kërkuar zgjidhje. Në një permbledhje prej tetë pikash saktësohet kufiri i poshëm dhe i sipërm i një tarife si dhe raste të veçanta për çëshjet në rigjykim.

“1. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesëpadisë përllogaritet mbi bazën e vlerës së padisë për çështje gjyqësore civile dhe administrative.
2. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas pikës, 1 të këtij neni, është jo më e ulët se 1 000 (një mijë) lekë dhe jo me e lartë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë.
3. Masa e tarifave gjyqësore të përgjithshme për gjykimet në gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë është jo më e ulët se 2 000 (dy mijë) lekë dhe jo më e lartë se 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.
4. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e kërkesave në Gjykatën Kushtetuese është 5 000 (pesë mijë) lekë, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 9 të këtij ligji.
5. Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës.
6. Në rast se përllogaritja e vlerës së padisë mungon ose nuk është llogaritur në mënyrë të saktë, veprohet ne përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.
7. Kur çështja gjyqësore kthehet për rigjykim nga gjykatat më të larta, nuk paguhet tarifë gjyqësore e përgjithshme.
8. Llojet dhe masat përkatëse të tarifave gjyqësore të përgjithshme, sipas këtij neni, për çdo shkallë gjykimi, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi bazën e natyrës së çështjes, parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” thuhet në nenin 5.
Pothuajse në të gjitha rastet pagesa e tarifave gjyqësore të përgjithshme bëet në momentin e regjistrimit të çështjes në gjykatë me përjashtim të rasteve kur çështja përfshin pensionin ushqimor apo padi për marrdhënie pune me vlerë deri në 700 mijë lekë.

Tarifat gjyqësore shtesë

Ligji përcakton se ka edhe tarifa gjyqësore shtesë. Këto të fundit caktohen në rastet kur pala ndërgjyqëse ose përfaqësuesi i saj ka shkaktuar pa shkaqe të arsyeshme vonesa në gjykim e çështjes. Kjo tarifë brenda 21 ditëve kalendarike nga data e njoftimit të vendimit të gjykatës, është një tarifë fikse dhe është në propocion me tarifat gjyqësore të përgjithshme.

Tarifa gjyqësore e veçantë

Në nenin 8 të ligjit përcaktohet edhe kategoria e tretë që janë tarifat gjyqësore shtesë. Kjo tarifë caktohet për shqyrtimin e kërkesave të veçanta procedurale gjatë zhvillimit të gjykimit në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në të gjitha juridiksionet gjyqësore, si dhe për shërbime të administratës gjyqësore.
“Tarifa gjyqësore e veçantë paguhet në kohën e paraqitjes së kërkesës në gjykatë. Tarifat gjyqësore të veçanta janë jo më e ulëta se 50 (pesëdhjetë) lekë dhe jo më të larta se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë. Masa për llojet e tarifave gjyqësore të veçanta përcaktohet me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për drejtësinë dhe ministrit përgjegjës për financat, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas parimeve të proporcionalitetit dhe progresivitetit” përcakton ligji./Monitor

ma.me

Next Post
Vijat në pëllëmbët e duarve, ja shpjegimet për fatin që ju pret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal ne!

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In