• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tarifa: Trump do të mbahet mend pak dhe jo për mirë; Makoçi: Çfarë ndodh nëse Trump nuk del nga Shtëpia e Bardhë

by A R
07/11/2020 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ish-ambasadorin shqiptar në SHBA, Fator Tarifa, Donald Trump erdhi si një person i jashtëm në zgjedhjet e vitit 2016 dhe prezenca e tij tregon krizën në Partinë Republikane.

Në studion e emisionit “Java në RTSH”, ai shtoi se administrata e presidentit të mundshëm Joe Biden do të ishte një përparësi për shqiptarët. Tarifa tha se gjatë katër viteve në Shtëpinë e Bardhë, Trump nuk u soll asnjëherë si president.

“Pavarësisht parrullave të Trump se Amerika është e para, në fakt u duk se të parat ishin interesat e tij. Ai do të mbahet mend shumë pak dhe jo për mirë. Kërkesa për ndalimin e procesit të numërimit të votave është anti-kushtetuese” – tha diplomati Fatos Tarifa.

Ai u shpreh se liderët evropianë janë të pakënaqur me Donald Trump pasi ai ka qëndruar indiferent ndaj Evropës. Sipas tij, kushdo që të jetë në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh në Ballkan.

Ndërkohë, avokatja e njohur nga SHBA, Era Makoçi, u shpreh se nëse Trump do të refuzonte të linte Shtëpinë e Bardhë kur të konfirmohet humbja  etij, atëherë do të thellohej kriza në vend.

“Trump e ka sinjalizuar të mos dalë nga Shtëpia e Bardhë dhe kjo është shokuese. Ai e ka thënë hapur se nuk njeh asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Pasi Trump i etiketoi zgjedhjet si false, shtabi i Biden iu përgjigj formalisht me një deklaratë duke u shprehur se: Qeveria e SHBA është e aftë për të nxjerrë jashtë këdo që shkel brenda perimetrit pa autorizim” – tha Makoçi në një lidhje direkte me “Java në RTSH”.

Ndërkohë, sipas ish zv.ministres së Jashtme, Edith Harxhi, Donald Trump nuk ka pasur një politikë izolacioniste. Ajo u shpreh se polarizimi i shoqërisë amerikane ka ekzistuar dhe se Trump thjeshtë e vuri më shumë në dukje.

“Donald Trump ka kthyer në shtëpi më shumë ushtarë amerikanë që ishin nëpër botë dhe ka nënshkruar disa marrëveshje paqeje. Epoka e Trump do të kujtohet edhe për forcimin e Partisë Republikane. Është kandidati i parë i republikanëve në shumë dekada, që ka marrë kaq shumë vota nga minoritetet në SHBA”  – tha Harxhi në studion e emisionit Java në “RTSH”.

https://youtu.be/aUCFKeFLRS0

Next Post
Kosova normale u kërkon reciprocitet të huajve në pandemi

Kosova normale u kërkon reciprocitet të huajve në pandemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In