• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tarifa e re për pasagjerë, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

by A R
28/10/2025 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka më dilemë që për çdo pasagjer që udhëton me kompanitë ujore, tokësore dhe ajrore, përfshirë edhe fluturimet me charter, për të cilët do të paguhet një tarifë prej 200 lekësh për pasagjer për transmetimin e të dhënave në Sektorin e Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU) që do menaxhohet nga Drejtoria e përgjithshme e Policisë, kostoja pritet të reflektohet me rritjen e çmimit të biletës të paktën me 2 euro.

Kompanitë e transportit të pasagjerëve me traget janë ndër të parët që paralajmërojnë se pritet ta përfshijnë koston e tarifës shtesë në çmimin e biletave për udhëtarët.

Sipas vlerësimeve, nisur nga numri hyrës dhe dalës i pasagjerëve, kostoja për kompanitë e transportit nga pagesa e tarifës, mund të arrijë në rreth 25 mln euro në vit vetëm për transportin ajror dhe detar.

Kostoja është llogaritur nga hyrjet dhe daljet e pasagjerëve për 2024, numri i të cilëve arrin në 12,3 mln udhëtarë. Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor përmes linjave të transportit ndërkombëtare të udhëtarëve.

Bernard Reso, drejtori i kompanisë së lundrimit “Adria Ferries”, pohon për Monitor që kjo është një tarifë e re, që nuk paguhet prej kompanive të transportit të pasagjerëve me tragete, pavarësisht se prej tyre të dhënat e pasagjerëve pas imbarkimit u transmetohen 5 autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Reso paralajmëron që detyrimi për pagesën e tarifës për transmetimin e të dhënave do të rrisë me 2 euro çmimin e biletës së pasagjerëve.

“Kjo mund të konsiderohet “një taksë për policinë” e cila do të transferohet te çmimi i biletës së udhëtarëve. Çmimet e biletave nga kostoja e tarifës priten të rriten me 2 euro”.

Përfaqësuesi i kompanive të transportit të pasagjerëve me traget drejt Italisë përveçse ngre shqetësimin se nuk janë në dijeni të detyrimit për pagesën e tarifës prej 200 lekë për pasagjer, por theksojnë gjithashtu se nuk janë njoftuar edhe për mënyrën e ndryshimit të raportimit të të dhënave të pasagjerëve.

Ai sqaron se aktualisht të dhënat e pasagjerëve në formatin exel, pas imbarkimit u dorëzohen 5 autoriteve shqiptare, përfshirë Autoritetit Portual Durrës, Policisë së Kufirit, Doganave, Kapitenerisë së Porteve dhe AFTO-s (kompani që operon pranë terminalit të trageteve) dhe autoriteteve italiane. Të dhënat përmbajnë listën e plotë të pasagjerëve pas imbarkimit, përfshirë emër + mbiemër, gjinia, dita e lindjes, shtetësia, lloji i mjetit (nëse ka) dhe numri i platesë së mjetit. Transmetimi i të dhënave bëhet pa pagesë.

Kompania italiane “Adria Ferries” operon në Shqipëri me tragete për transportin e pasagjerëve prej 2004-s në linjat ndërkombëtare, Durrës- Ankona, Durrës- Bari dhe Durrës- Trieste.

Miratohet edhe rregullorja

Tarifa do të paguhet për transmetimin e të dhënave deri në 3 herë të pasagjerëve për një itinerar udhëtimi, drejt një njësie që quhet Sektori i Inteligjencës së Udhëtarit (SIU) dhe do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Pas miratimit të vendimit për aplikimin e tarifës me vlerë 200 lekë për kompanitë e transportit, përfshirë linjat ajrore, detare dhe rrugor të transportit të pasagjerëve për transmetimin e të dhënave, është miratuar edhe vendimi me rregulloren “Për përpunimin e të dhënave të udhëtimit”

Rregullorja përcakton që nga mënyra se si do të funksionojë kjo njësi me personal me njohuri të avancuara në sistemet kompjuteri, të pajisur me certifikata “tepër sekret” deri te formatet dhe protokollet që do të zbatohen për transmetimin e të dhënave nga kompanitë drejt SIU.

Sipas rregullores, personeli i SIU-t do të përbëhet nga punonjës të kualifikuar të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera operative, të pajisur me certifikatë sigurie “Tepër sekret” dhe me njohuri të avancuara në fushën e teknologjisë dhe analizës së të dhënave.

Njësia do të funksionojë 24 orë në ditë dhe do të ketë të drejtë të marrë, përpunojë dhe analizojë të dhënat që transportuesit dërgojnë për çdo pasagjer.

Rregullorja përcakton gjithashtu formatet dhe protokollet teknike të transferimit të të dhënave, që përfshijnë standarde ndërkombëtare si EDIFACT PNRGOV, XML PNRGOV, SFTP, HTTPS, dhe AS4, për të siguruar transmetim të sigurt dhe të saktë të informacionit.

Këto të dhëna do të dërgohen nga kompanitë 24 deri në 48 orë para nisjes së udhëtimit, më pas 60 dhe 180 minuta para nisjes, dhe në fund pasi të përfundojë imbarkimi, në mënyrë që sistemi të ketë të gjitha informacionet për pasagjerët që hyjnë dhe dalin nga territori shqiptar.

Më herët Ministria e Brendshme sqaroi për Monitor se SIU është ngritur për të rritur sigurinë kombëtare, për të parandaluar dhe zbuluar veprimtari kriminale ndërkombëtare, si dhe për të identifikuar rreziqe të mundshme ndaj sigurisë kufitare të vendit. /Monitor.al

Next Post
Zonja e filmit shqiptar

Zonja e filmit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

March 16, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Sherr në Yzberisht, pesë persona dhunojnë dy vëllezër

March 16, 2026
“Gërdeci, shpërthimi që nuk ka mbaruar”, Çupi: Fatkeqësi kombëtare që nuk kemi burg për Berishën

“Gërdeci, shpërthimi që nuk ka mbaruar”, Çupi: Fatkeqësi kombëtare që nuk kemi burg për Berishën

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In