• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Targat e personalizuara do jenë shumë të shtrenjta. Rinovimi i patentës, çdo 15 vjet”

by A R
25/01/2023 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blend Gonxhja, i ftuar në “Dita Jonë” në “A2CNN” foli në lidhje me ndryshimet e pritshme dhe risitë që pritet të ndodhin së shpejti sa i përket Kodit Rrugor.

Gonxhja u shpreh shpresëplotë që këto ndryshime do të ndodhin, pasi sipas tij janë një e mirë ndaj qytetarëve, të cilët tanimë do të marrin shërbime si qytetarë evropianë, ku do të shmangen burokracitë, pritjet në radhë dhe pagesat e panevojshme.

Sa i përket rinovimit të patentës, Gonxhja u shpreh se një nga ndryshimet që pritet të marrin miratimin e nevojshëm është fakti që ajo të bëhet çdo 15 vjet, në krahasim me 10 vjet që është aktualisht, ndërsa ndryshime priten edhe për personat mbi 50 vjeç, të cilët deri më sot rinovimin e patentës e kanë bërë çdo pesë vite.

“Rinovimi është jetik se një numër shumë i madh qytetarësh, sidomos të moshuarit, stresoheshin me raporte, me vajtje – ardhje. Ne sot jemi me mbi 1.1 milion drejtues mjetesh. Kemi shumë që janë mbi 50 vjeç. Po ti bashkosh të gjitha risitë që kanë të bëjnë më rinovimin e dokumentacionit, me mosardhjen në sportelet e DPSHTRR-së, që është një pafundësi kursimi për qytetarët në kuptimin monetar, është rreth 80 mijë në vit praktika, procedurë që anulohen në rast se ne kalojmë këto amendime.”

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blend Gonxhja

Sipas Gonxhes, risi do të ketë edhe për drejtuesit e rinj, për fuqinë motorike të mjeteve, për personat që sapo kanë marrë një automjet në dy vitet e para të marrjes së patentës, etj.

“Aty ka edhe risi të tjera, për një kujdes më të madh për drejtuesit e rinj, për fuqinë motorike të mjeteve, sapo blen një mjet kur me patentë të sapo marrë në dy vitet e para. Ka disa ndryshime që kanë të bëjnë me veshjen në përdorimin e motoçikletave. Imagjinoni një masë e madhe njerëzish që nuk vijnë më nëpër sportele, por trajtohen si qytetarët e Bashkimit Evropian.”

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blend Gonxhja

Sa i përket targave të privilegjuara, Gonxhja tha se që nga momenti i aplikimit janë marrë 7 milion euro nga shitja e tyre, ndërsa bëri me dije se së shpejti në shkurt priten të hynë në fuqi targat e personalizuara, për të cilat kreu i DPSHTRR paralajmëroi se do të jenë shumë të shtrenjta.

Ai deklaroi se do të ketë një komitet censure për këto targa, ndërsa tha se do të përbëhet nga një kombinim germash dhe numrash.

“Që nga momenti i aplikimit, që mos shiteshin më targat nëpër tavolinë, kemi bërë 7 milion euro nga shitja e këtyre targave të privilegjuara. Shpresojmë në shkurt të vijmë me targat e personalizuara, sepse këtu do të ketë një komitet censure. Do ketë fjalë që nuk lejohen. Do të jetë shumë e shtrenjtë, po i paralajmëroj qytetarët. Do jetë një kombinim mes germave dhe numrave, por do të jetë edhe mundësia që drejtuesi ta zgjedhë vetë se si do ta personalizojë targën e tij nga fillimi në fund. Shpresojmë që ta vëmë në zbatim që nga shkurti.”  

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blend Gonxhja

/a.r

Next Post
“Tenderat në Fier fitohen nga kriminelët”, SPAK thërret Petro Koçin: Të presim të hënën!

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Koçi: Ka probleme me ligjin amerikan, nuk implikon qeverinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In