• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tare rrëzon filozofinë e Berlusconit, bëhet ‘tregtari’ më i madh i Milanit në 40 vitet e fundit

by A R
20/08/2025 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milani nuk shiste, por blinte. Kjo ishte ideja e Silvio Berlusconit që në fillim, në mesin e viteve ’80, kur vetë u fut me forcë në sistemin e futbollit. Dhe i qëndroi besnik kësaj motoje, duke shitur vetëm Ricardo Kakà, por edhe atëherë kur karriera e tij ishte në zbritje dhe ndjesia ishte se epoka e madhe kishte mbaruar.

Yonghong Li shpenzoi, por nuk shiti. Ende nuk dihet mirë me çfarë parash, por kjo është histori tjetër. Më pas erdhi “Elliott”, që vendosi të investojë, të shlyejë borxhet dhe të krijojë një klub të shëndetshëm financiarisht. Kështu, çdo vit pati shitje të rëndësishme, ose pothuajse. Në 10 vitet e fundit u ndoq një politikë kursimi te kuqezinjtë, edhe kur erdhi Covid-19 dhe shitjet ishin shumë të pakta: 5.1 milionë euro në sezonin 2021-2022; 11.1 milionë euro në 2022-2023.

Igli Tare është pra shitësi i madh i parë i Milanit në këto 40 vite. Deri tani janë 200 milionë euro, duke llogaritur edhe bonuset, çka e bën qartësisht “tregtarin më të mirë” kuqezi në këtë aspekt. Edhe pa përfshirë Reijnders, drejtori sportiv shqiptar do të ishte sërish mbi vendin e dytë në renditjen historike. Largimet e Okafor për 21 milionë dhe Thiaw për 35 milionë ndikojnë relativisht pak në formacionin titullar. Sigurisht, për Theo mund të bëhej më shumë, por me një vit nga skadenca e kontratës, marrja e 25 milionëve është gjithsesi fitim i arsyeshëm.

“Jackpot Tare”

Siç raporton “Corriere dello Sport”, që nga momenti kur firmosi për Milanin më 26 maj, ish-drejtori i Lazios nuk është ndalur për asnjë sekondë, duke riformuar skuadrën kuqezi dhe madje zgjidhur disa transferime të vështira.

Njeriu i ri i merkatos së “Djallit” ka bërë një revolucion të plotë: nga emërimi i Massimiliano Allegrit te shtatë afrimet e zyrtarizuara deri më tani, ndërkohë që pritet raundi i fundit i merkatos së verës.

Pikërisht në merkaton dalëse (shitjet dhe huazimet) është vënë më së shumti re ndikimi i drejtorit sportiv shqiptar, i cili ka arritur të shesë lojtarë për shuma të paimagjinueshme.

Mjafton të thuhet se Milani shiti Malick Thiaw te Newcastle për rreth 40 milionë euro (me bonuset e përfshira), shumë mbi vlerën e tij reale të merkatos (duke marrë parasysh edhe kontratën 2-vjeçare që i mbetej), duke gjeneruar një “plusvalencë” (fitim) gjigante.

Përveç shitjes me profil të lartë të Tijjani Reijnders, shqiptari gjeti zgjidhje edhe për emra si Camarda, Bondo, Terracciano, Liberali, Pobega, Colombo dhe shumë lojtarë të tjerë që kishin nevojë të luanin diku tjetër.

Shitja përfundimtare e Emerson Royal te Flamengo për 10 milionë euro ishte një marrëveshje e shkëlqyer. Tashmë duket se do të marrë mbi 20 milionë euro, me bonuset e përfshira, nga Leeds United për Noah Okafor, një tjetër “plusvalencë” e madhe.

Shuma e siguruar tashmë, duke përfshirë huazimet me pagesë, është 165.5 milionë euro, që me bonuset dhe klauzolat e blerjeve mund të arrijë në 200 milionë euro (madje 220 milionë me shitjen e Okafor). Para të freskëta, që kanë vendosur rregull në financat kuqezi.

Drejtori i ri sportiv është dashur gjithashtu të merret me çështjet e komplikuara të Theo Hernandez dhe Mike Maignan. I pari u shit tek Al-Hilal i Simone Inzaghit për 25 milionë euro, duke zgjidhur kështu një problem të brendshëm, që nuk mund të shtyhej më. Me pak fjalë, ai ka qenë i jashtëzakonshëm në sektorin e shitjeve.

Shifrat e shitjeve te Milani (në milionë euro):

2025-26 → 200 milionë euro

2024-25 → 51.3

2023-24 → 71.4

2022-23 → 11.1

2021-22 → 5.1

2020-21 → 51.7

2019-20 → 59.2

2018-19 → 88.1

2017-18 → 39.7

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 21 Gusht 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com