Quentin Tarantino, një regjisor amerikan me famë botërore. Ai tregon realizimin e filmave të tij. Gjithashtu rrëfen për fëmijërinë e tij. Ai gjithashtu tregon se kur do të ndalojë së prodhuari filma. Në këtë intervistë të realizuar nga magazina The Talks, ai kritikon regjisorët dhe aktorët, por edhe tregon për filmat që i pëlqejnë më së shumti
Z. Tarantino, duke gjykuar nga filmat e juaj më duhet të pyes: a jeni të fiksuar pas këmbëve të grave?
Unë nuk turpërohem nga kjo. Nëse mendoni për regjisorët që janë të akuzuar për të qenë këmbë-çmendur, ai do të kishte qenë Alfred Hitchcock, Buñuel ose Samuel Fuller – kjo është kompani shumë e mirë. Ata ishin regjisorë mjaft të mirë. Ata e dinin mirë ku të vendosnin kamerat e tyre. Por unë mendoj se këmbët dhe gomarët, janë të barabartë në filmat e mi.
Siç është edhe dhuna.
Unë jam vetëm duke treguar historitë e mia. Më pëlqen të hyj brenda zhanreve, për të gjetur thellësinë e tij. Stili im filmik ka të bëjë me materiale senzacionale, të dhunshme – filma të krimit. Më pëlqejnë filmat triler, mendoj që këta filma shkrihen mirë në kinemanë e dhunshme.
Cili është sekreti i juaj për të shkruar karaktere të tilla filmike?
Unë jam shkrimtar. Kjo është ajo që unë bëj. Kjo është puna e një shkrimtari, jo vetëm të shkruajë për veten e tij, por të shohë dhe të eksplorojë edhe për pjesën tjetër të njerëzimit – rrugën e të tjerëve, frazat që ata përdorin. Koka imë është një sfungjer. Unë dëgjoj dhe shikoj sjelljet ideosinkretike. Kur njerëzit më tregojnë ndonjë shaka, unë e mbaj mend; më tregojnë ndonjë histori interesante në jetën e tyre, dhe unë e mbaj mend.
E nëse ju nuk e mbani mend atë?
Atëherë nuk kishte aq vlerë sa për ta mbajtur në mend. Kur unë shkruaj një karakter të ri filmik, nuk ka rëndësi se para sa kohe e kam dëgjuar atë histori ose atë shaka, lapsi im shndërrohet në antenë dhe e merr atë informacion, kjo bën që ato karaktere të dalin të kompletuara. Unë nuk e shkruaj dialogun e tyre, unë i bëj ato karaktere të flasin me njëri-tjetrin.
T’i kthehemi dhunës, nga çfarë keni frikë ju personalisht?
Nëse mund të quajmë diçka si frikë numër 1, kjo është ndoshta e vetmja frikë – kjo është super-frikë e cila më irriton – janë minjtë.
Vërtet?
Kjo është e vetmja gjë që unë do ta quaja se më shkakton efekte të mëdha negative. Nëse do të ishte një mi në këtë tryezë, unë do të isha tani i ulur në prehrin e asaj vajze atje. Me siguri, do të isha mbi shpatullat e saj duke ulëritur si një kurvë.
A keni ndonjëherë ankthe?
Nuk kam pasur ankthe në një kohë të gjatë. Kur jeni fëmijë i vogël dhe keni një ankth, ju shkoni në shtratin e prindërve, por nëna ime ishte e rreptë me mua. Pas një moshe të caktuar, prindërit nuk më lejuan të shkoj në dhomën e tyre. Aty e kuptova se nuk e kam luksin si fëmijët e tjerë, të vrapoj tek nëna, por duhet të përballesha vet me frikën. Kështu që, nga ajo kohë, unë i ndalova ankthet.
A dëshironi të keni fëmijë ndonjëherë, apo mendoni se fëmija do ua marrë energjinë për të krijuar filma?
Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë nuk mendoj të bëjë filma tërë jetën. Unë mendoj të ndaloj së prodhuari filma rreth moshës 60 vjeçare.
A jeni i sigurt për këtë?
Jo, por ky është plani. Nuk dua të jem një regjisor i vjetër, që nuk e di se kur duhet të largohet nga ndeja, dhe nuk dua ta shkatërroj filmografinë time me gjëra të vjetra të një plaku të vjetër. Por, sidoqoftë, ndoshta ndërroj mendim. Nëse dua të krijoj film edhe në atë moshë, do ta bëj, por jo më larg se në moshën 62 vjeçare. Dua të lë gjurmë triumfuese. Ndoshta më pastaj, do të jem njeri i shkrimeve. Besoj se do të shkruaj libra rreth kinemasë ose novela, por gjithashtu dua të kem edhe fëmijë.
Sa filma keni parë në jetën tuaj?
Nuk kam ide. Zakonisht, unë kam ndarë çmime të vogla, për secilin film që kam parë, por kuptohet që vetëm sipas dëshirës sime. Dikur isha i pangopur me filma, blija aq shumë sa që shpesh isha pa para. Mund të them se dikur mesatarja e filmave që kam shikuar për vit, është diku rreth 200.
Numri qenka mjaft i lartë. Numëroni 3 filma të preferuar që i keni parë?
Ju më pyesni sot, në këtë situatë të veçantë, unë do t’ju them tre prej tyre, e nëse ju më pyesni prapë nesër, ose edhe pas 6 muajve, unë do t’iu them 3 të ndryshme.
Atëherë, cilët janë të parapëlqyerit tani për tani?
Unë do të thoja “The Abbott” dhe “Costello Meet Frankenstein”, sepse këta filma i kam parë kur kam qenë i vogël dhe atëherë kanë qenë filmat e mi të preferuar. Arsyeja qëndron tek kombinimi i zhanreve. Filmat si “The Abbott” dhe “Costello Meet Frankenstein” janë filma humoristik, por kur përbindëshi Frankenstein zgjohet si një monstër, del se është film mjaft i frikshëm. Unë që nga mosha 5 vjeçare kam bërë dallime të zhanreve, por kjo është ajo që unë kam bërë tërë karrierën time, përzierjen e zhanreve së bashku. Gjithashtu, e kisha cilësuar si të tillë edhe filmin “Taxi Driver”. Vetëm në romane mund të gjeni një karakter të tillë si ky, por në të njejtën kohë ky është një film shumë i këndshëm. Kurse, filmi i fundit që do ta cilësoja si i parapëlqyer për mua është “The Good, the Bad and the Ugly”.
A ka ndonjë zhanër që nuk ju pëlqen?
Nuk më pëlqejnë të gjitha zhanret. Më pëlqejnë filmat historik, por nuk jam dashamirës i dramës dhe kostumeve. Një tjetër zhanër që unë nuk kam fare respekt për të, janë filmat biografik. Mendoj që këta filma krijohen vetëm për të fituar ndonjë çmim Oscar. Kjo është një kinema e korruptuar.
Përse mendoni kështu?
Edhe në qoftë se flet për një person shumë interesant – tregon jetën e tij nga fillimi e deri në fund, prap se prap do ta bëjë të jetë një film i mërzitshëm. Për shembull, nëse vendosni ta bëni një film për Elvis Presley’n, nuk duhet ta tregoni tërë jetën e tij kur ka hyrë në produksionin muzikor Sun Records. Por, krijojeni një film që tregon jetën e tij para se të hyjë në Sun Records, deri në ditën kur bëhet pjesë e këtij produksioni muzikor. Këtë mund ta cilësoj si një film.
Në qoftë se krijohet një film për jetën e juaj – a do të thotë kjo se ai film do të jetë i mërzitshëm?
Unë do të isha i kënaqur në qoftë se krijohet një film i tillë, por nuk do ta shikoja asnjëherë.
Quentin Tarantino, regjisor amerikan me famë botërore. Rrëfen për realizimin e filmave të tij, por gjithashtu tregon për jetën e tij. Në këtë intervistë të realizuar nga magazina The Talks, ai kritikon regjisorët dhe aktorët, por tregon edhe për filmat që i pëlqejnë më së shumti.
Express