• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

TAP, projekti i Shqipërisë dhe 3 vendeve të rajonit që do i dërgohet BE-së

by
07/06/2015 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazsjellësi Joniano-Adriatik është një zgjatim i projektit Transadriatik drejt vendeve të rajonit. Ai nis në Fier dhe duke përshkuar vijën bregdetare drejt veriut, arrin në Malin e Zi e më pas përfundon në Split të Kroacisë.

Sipas studimit të fizibilitetit, gazsjellësi do të jetë rreth 511 kilometër i gjatë dhe do të kushtojë 617.6 milionë euro. Në pjesën shqiptare shuma e investimit është parashikuar të jetë rreth 170 milionë euro dhe do të realizohet përgjatë periudhës 2017-2020.
Një ditë më parë, ministrat e Energjisë së katër vendeve të rajonit, ai Shqipërisë, Bosnjes, Malit të Zi dhe Kroacisë, ranë dakord ta kualifikojnë projektin në listën e prioriteteve që do t’i propozohen Bashkimit Europian për financim.

Arsyeja lidhet me përfitimet që projekti ka për ekonomitë respektive. Për Malin e Zi dhe Bosnjen, gazsjellësi krijon akses në rrjetet e gazit.

Për Shqipërinë, veç investimeve në masën 170 milionë euro dhe krijimit të 250 vendeve të reja të punës, ai mundëson shtrirjen e rrjetit të gazit në zonat më të populluara të vendit. Gazsjellësi Transadriatik ndalon në Fier duke vazhduar drejt Italisë, ndërsa linja Joniano-Adriatike bën të mundur që tubacioni të shtrihet edhe në qytetin e Durrësit, atë të Tiranës dhe Shkodrës.

Paralelisht, ndërtimi i këtij gazsjellësi rrit edhe më shumë pozitat gjeostrategjike të Shqipërisë në rajon, duke e shndërruar atë në nyje të rrjetit rajonal të gazit. Sipas studimit, gazsjellësi do të transportojë 5 miliardë metër kub gaz në vit, prej të cilave 1 miliardë metër kub do të konsumohen në Shqipëri, 0.5 miliardë në Mal të Zi dhe pjesa tjetër në Bosnje e Kroaci.

Linja është projektuar të funksionojë në dy drejtime, që do të thotë se mund të transportojë gaz si nga Shqipëria drejt Kroacisë, ashtu dhe anasjelltas.

Së bashku me autostradën Durrës-Nish, gazsjellësi Joniano-Adriatik është projekti më i rëndësishëm që vendet e rajonit do i propozojnë Bashkimit Europian. Të dy këto vepra vijnë pas nismës së Berlinit, e cila kanalizon fondet e BE-së për të mbështetur zhvillimin e ekonomive të Ballkanit./Top Channel/

Next Post

Fotolajm/ Kanioni i Osumit, "Kolorado e Shqipërisë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In