• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TAP përfundon plotësisht punimet e fazës së parë të rrugëve dhe urave ndihmëse

by Java News
13/02/2017 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dimri i vështirë në Shqipëri në disa zona ku kalon gjurma e gazësjellësit Trans Adriatik, TAP, duket se nuk e ka cënuar ecurinë e punimeve. Burime zyrtare të kompanisë kanë pohuar se në këto tre rajone (Fier, Berat Korçë) kanë përfunduar plotësisht punimet e fazës së parë të rrugëve dhe urave ndihmëse.

Në të tre zonat janë rindërtuar me financimin e projektit, rreth 58 km rrugë, 2 ura të reja dhe janë rehabilituar 40 ura ekzistuese. Faza e dytë e punimeve, që përfshin rehabilitimin e rreth 120 km rrugë, pritet të nisë nga një kompani shqiptare.

Megjithë reshjet e dëborës në disa zona dhe pasojat e shirave, kompania ka arritur të pastrojë rreth 57 km të korridorit të kalimit përgjatë rrugës ku kalon gazsjellësi, ndërkohë që janë shtruar 54 km tuba dhe 45 km prej tyre tashmë janë salduar.

Punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP nisën në gusht të vitit 2015 në Shqipëri dhe në maj 2016 filloi ndërtimi i tubacionit dhe instalimeve mbi tokë.

Në fund të këtij viti pritet fillimi i ndërtimeve për pjesën detare, nënujore të gazsjellësit dhe në fund të vitit 2019 përfundon ndërtimi dhe kryhen testimet.

Aktualisht, më shumë se 1.800 punonjës janë angazhuar për projektin TAP në Shqipëri, nga të cilët rreth 87% e tyre janë shqiptarë.

Gazsjellësi TAP është pjesa evropiane e korridorit jugor të gazit, që do të transportojë gazin natyror nga fusha gazmbajtëse e Shah Deniz II në Azerbaxhan, drejt Evropës.

Në territorin shqiptar rrjeti i gazësjellësit përshkon 250 km. Në Shqipëri pritet të investohen afërsisht 1.5 miliardë euro, që përfshin kostot e tubave dhe gjithë pajisjeve e makinerive të nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit./a.m

Next Post
Kush nga pajisjet që keni në shtëpi harxhon më shumë energji elektrike

Kush nga pajisjet që keni në shtëpi harxhon më shumë energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In