• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

TAP, gazi azer në Shqipëri vjen më 2020

by A R
26/11/2015 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shitjet e para të gazit nga TAP do të bëhen në 2018 në Gjeorgji dhe Turqi, ndërsa në vendin tonë dhe pjesën tjetër të shteteve të Europës, në fillim të 2020…

Si një projekt i rëndësisë së madhe, TAP po fillon zbatimin në varësi të planit të parashikuar, nga ku pritet që përfundimi i këtij projekti do të jetë në vitin 2020. Sa i përket problemeve që mund të sjell implementimi i TAP, Natalya Aliyeva, kreu i Grupit mediatik ndërkombëtar të Energjisë në Kaspik, thotë se fitimi i tenderit nga kompania greke për fazën e parë të ndërtimit, sjell një faqe të re në këtë projekt.

Duke nisur nga 2016, ajo nënvizon, projekti do t’i përmbahet pikave të vendosura në program, që do të mirëpritet nga të gjitha shtetet përfituese. Në takim u deklarua se shitjet e para të gazit nga TAP do të bëhen në 2018 në Gjeorgji dhe Turqi, ndërsa në vendin tonë dhe pjesën tjetër të shteteve tëEuropës, në fillim të 2020.

Gjatë takimit përpara mediave edhe me ambasadorin grek në Azerbajxhan, u theksua se nevoja për energji e të gjitha shteteve europiane po rritet dita-ditës.

Tap do lehtësojë furnizimin me gaz për shumë shtete tëEuropës Juglindore si Bullgari, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Kroacia etj.

Nga ana tjetër, pjesa e projektit që përfshin Italinë, do të sjellë mundësi edhe për tregje më të mëdha si Gjermania, Franca, Britania, Zvicra dhe Austria.

Gjatë takimit u nënvizua edhe se TAP do të promovojë një zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës përgjatë gjithë rrugës që do ndjekë projekti, gjë që ekspertët vlerësojnë se do të tërheqë investime të huaja direkte dhe s’do varen më nga grantet.

Këtë vit TAP-i ka lidhur disa kontrata: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), dhe turbo kompresorët (shtator 2015) dhe fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese (tetor 2015).

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 878 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek, në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

MONITOR

Next Post

Kur deputeti i LSI Ylli Shehu i binte çiftelisë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In