• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TAP financon 1,7 milion Euro, për restaurimin e Sallës së Koncerteve, në Universitetin e Arteve

by A R
15/02/2021 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG do të financojë 1,7 milion Euro për restaurimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë (UAT).

TAP-i dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë nënshkruan sot në Universitetin e Arteve marrëveshjen e bashkëfinancimit për mbështetjen e projektit.

Rinovimi i sallës së koncerteve në UAT është një nga investimet më të mëdha sociale dhe mjedisore të TAP-it në Shqipëri, investim ky që i shtohet një liste të gjatë investimesh në arsim, infrastrukturë, kulturë dhe mjedis. Për më tepër, TAP-i ka financuar edhe studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për rinovimin e sallës së koncerteve, me një vlerë prej 150.000 Euro.

Projekti bën së bashku një sërë partnerësh, si Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë dhe TAP, në cilësinë bashkëfinancuesve të projektit, Agjencinë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (CooperazioneItaliana), Atelier4 dhe Universitetin e Firences.

Punimet restauruese janë planifikuar të zgjasin 14 muaj dhe pritet të përfundohen brenda prillit të vitit 2022.

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, falënderoi TAP-in si një partner të besueshëm. “Restaurimi i sallës së koncerteve dukej si një ëndërr shumë e largët, ashtu si edhe rikonstruksioni i ambienteve të kësaj ndërtese historike, që reflektonte mjerimin e harresës, ndërsa sot është një nga shembujt më të mirë të ruajtjes së trashëgimisë dhe funksionalitetit.

Kjo marrëveshje e dytë që nënshkruajmë me TAP është konfirmimi i një pune gati dyvjeçare për hartimin e projektit, për t’i hapur udhë restaurimit të kësaj salle historike, ku kanë interpretuar artistë të mëdhenj, që kanë kaluar stafetën e artit nga brezi në brez. Dhe gjej rastin që t’i falenderoj përfaqësuesit e TAP që fondin e dedikuar ndaj shërbimeve sociale dhe kulturore e adresuan në këtë sallë, që në memorien e secilit prej nesh nuk është thjesht e vetëm një sallë koncertesh, por pjesë e trashëgimisë sonë monumentale, por edhe artistike e pedagogjike. Kjo sallë është dëshmitare e artit që është bërë në këto hapësira dhe ato bulëza lirie e demokracie që kanë lindur pikërisht këtu. Ka qenë një punë e gjatë, që të mund të ruhej çdo element trashëgimie dhe për të integruar në të teknologjinë më të fundit, që do ta shndërrojë këtë sallë në një ndër më të mirat në Shqipëri”, tha ministrja Margariti.

Malfor Nuri, Drejtor Vendi për TAP në Shqipëri, u shpreh: “TAP-i ka qenë gjithmonë i angazhuar në mbështetje të kulturës dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Përveç rehabilitimit të Muzeut Gjon Mili, ky është një investim tjetër kyç në arenën kulturore të vendit, duke qenë se salla e koncerteve në UAT është pikë referimi për artet performuese. Përgjatë viteve, këto ambiente mbresëlënëse kanë pritur një sërë aktivitetesh kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare, nga shfaqje teatrale në koncerte dhe ne shpresojmë që veprimtari të tilla të rikthehen përsëri në të ardhmen e afërt pas heqjes së kufizimeve. Salla e rinovuar e koncerteve në UAT do të sjellë përfitime jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por edhe për të gjithë komunitetin kulturor shqiptar”.

Godina e UAT-së gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë II dhe si rrjedhojë mbrohet me ligj. Ajo është projektuar nga arkitekti italian GherardoBosio, është ndërtuar në vitin 1942 dhe konsiderohet si pikë referimi për arkitekturën shqiptare të periudhës së mes shekullit të 20-të. Duke marrë parasysh statusin e veçantë të godinës, rinovimi i saj kërkon kujdes dhe ekspertizë të veçantë teknike. Universiteti i Firences, i cili ka përvojë të konsiderueshme në restaurimin e godinave historike dhe objekteve të artit, ka kryer tashmë një studim lidhur me qasjen e konservimit dhe do të vijojë të monitorojë dhe të mbështesë zbatimin e këtij projekti.

Next Post
Beqaj replikën me Metën: Nuk jemi në qeveri për të numëruar mandatet, por për të mbaruar punët që kemi nisur

Beqaj replikën me Metën: Nuk jemi në qeveri për të numëruar mandatet, por për të mbaruar punët që kemi nisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

February 27, 2026
Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

February 27, 2026
Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

February 27, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

Tentativë vrasje për hakmarrje, ja me sa vite burg dënohen dy autorët në Fier

February 27, 2026
Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

February 27, 2026
Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In