• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tanja Fajon: Mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave Shqipëri- BE

by Java News
23/03/2019 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës Presidentja e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Tanja Fajon ka uruar për Kongresin e Partisë Socialiste, duke theksuar se “mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave me BE-në dhe sinqerisht shpresoj se kjo gjë do të ndodhë brenda dy muajve”.

Në një video mesazh, Fajon thekson se “duke parë përpara, Ballkanin Perëndimor menjëherë na kujton pakënaqësitë e njerëzve të thjeshtë dhe situatat e paqëndrueshme politike. Pavarësisht nga paqëndrueshmëria, besoj se Shqipërisë meriton ti jepet një dritë e gjelbër për fillimin e negociatave për pranimin në Bashkimin Europian këtë vit”.

Ajo thekson se Shqipëria ka bërë përparim të caktuar në fushën e gjyqësorit dhe procesit të vettingut dhe jam e bindur se Parlamenti dhe qeveria shqiptare do të shtyjnë përpara reformat.

“Me lejoni të theksoj përsëri të dashur miq, në emrin tim dhe të familjes time politike në PE, socialistët dhe demokratët, se mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave me BE-në dhe sinqerisht shpresoj se kjo gjë do të ndodhë brenda dy muajve. Ju inkurajoj të vazhdoni me punën tuaj, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe arritjen e më shumë efikasitet në sistemin e drejtësisë. Është detyra jonë morale si edhe përgjegjësi profesionale për të punuar drejt drejtësisë dhe shoqërive të ndershme për qytetarët tanë. Shoqëria e qëndrueshme ku secili ndihet i barabartë para ligjit, fillon në nivelin lokal ku sfidat dhe mangësitë si dhe ndryshimet në përmirësime janë më të dukshme”, deklaron Fajon.

Në mesazhin e saj, Fajon bëri edhe një pasqyrë të shkurtër të situatës aktuale në BE. “Dy muaj para zgjedhjeve europiane ne po përballemi me sfida të shumta. Rasti Brexit mbetet i pazgjidhur duke lënë në pikëpyetje nëse zgjedhjet europiane do të mbajnë Britaninë e Madhe në BE pa një përgjigje të qartë. Ne jemi duke u ballafaquar me pretendimet e ekstremistëve të djathtë dhe politikat e ideologjisë së djathtë në disa vende. Së bashku ne rrezikojmë të përballemi me deklarata që kujtojnë kohën e errët të fashizmit edhe nga zyrtarët e lartë sic është Presidenti i institucionit që unë përfaqësoj, Parlamenti Europian. Mbetet për t’u parë se si do të duket Parlamenti i ri Europian dhe çfarë interesash do të sjellin në politikat e zgjerimit”, nënvizon Fajon.

Në përfundim, Fajon uron PS “suksese në nivel lokal dhe në muajt e ardhshëm dhe shumë energji dhe motivim që do ta sjelli Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Ne, miqt tuaj në PE do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe të sigurohemi që zëri juaj dëgjohet këtu në Bruksel. Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe diskutime të frytshme”.

 

 

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Ishulli në Itali del në shitje për 1.1 milion dollarë

FOTOT/ Ishulli në Itali del në shitje për 1.1 milion dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com