• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani që “ëndrra” e Ilir Metës po bëhet realitet

by Mero Baze
16/06/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjitha marrëzitë e para 25 qershorit, Ilir Meta i justifikonte me nevojën që Shqipëria të bënte zgjedhje të lira, që sipas tij, nënkuptonin humbjen e Edi Ramës dhe që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian. Kur bënte si i fortë dhe rrihte policët e Bashkisë, thoshte se po e bënte që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Kur mbështeste vrasjen në Elbasan, thoshte se po e bënte që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian. Kur i dilte zot sherrit në Kavajë, thoshte po e bënte që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Kur bënte si i çmendur në Vlorë se e kishte tradhtuar Luan Rama, thoshte se po e bën që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian. Kur çmendej dhe sulmonte SHBA dhe e akuzonte se do të vritej tek Mali me Gropa, e shpjegonte nga dëshira që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian. Kur shkelte etikën e presidentit dhe detyrimet kushtetuese si figurë mbi palët, thoshte se e bën nga dëshira që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

Sot Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Pra Holanda, vendi i fundit skeptik, i cili me thënë të drejtën nuk ka pas ndonjë arsye shumë shqiptare për të na bllokuar, tani ka hapur rrugën. Ilir Meta, i cili tentoi të fusë vendin në luftë civile, në “emër të hapjes së negociatave me BE”, sot nuk është e nevojshme të falenderojë Holandën.

Ai duhet të falenderojë shqiptarët që nuk morën mendtë e tij, por votuan të qetë, shpallën fituesin legjitim dhe bindën Bashkimin Europian dhe ODIHR, të vlerësojnë zgjedhjet si të rregullta dhe të urojnë fituesin. Tani meqë gjithë trazirat i ka bërë në emër të hapjes së negociatave, të cilat do të vinin pas zgjedhjeve të lira e të ndershme, është po ashtu mirë të mbajë premtimin se po fitoi Edi Rama 71 mandate, do të iki nga Presidenca. Edi Rama ka fituar 74 mandate dhe negociatat janë pranuar se do të hapen, pra ëndrrat e Ilir Metës janë realizuar.

Tani nëse ne duhet t’ia falim atij gjithë marrëzit që ka bërë para zgjedhjeve duke shtyrë Shqipërinë drejt luftës civile, çka është pasqyruar dhe në vëzhgimet e ndërkombëtarëve, ai duhet të pranojë që negociatat po hapen se u bënë zgjedhje të lira dhe se ai ka humbur. Nuk po i lutemi të japë dorëheqje, se ndërkohë është shkarkuar, por së paku të ikë i qetë se “ëndrra” e tij për hapje negociatash po bëhet realitet, edhe pse ai ka humbur.

Kështu ne do të bindemi se ai vërtet i ka bërë gjithë ato marrëzi që vendi të hapte negociatat e pranimit në Bashkimin Europian.

 

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Qershor 2021

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Sarkazem fabtastike Mero

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In