• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani që e njoha pronarin e tokës së Nëna Lizës

by Mero Baze
14/02/2022 00:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Nuk prisja kaq shumë reagime ndaj fenomenit “Nëna Liza”. Por me sa duket shpesh jemi viktima të pakicave që na mundin.  

Surpriza ishte se ndërsa unë flisja për “pronarin e panjohur” që nuk kishte zë nga shoqëria, ai u shfaq sërish pa zë. Dhe ishte një tragjiokomedi.  

Klotilda Ferati, kryetare e Komisionit të ligjeve në Kuvend që thirri për “dëgjesë” nëna Lizën, në fakt qenka fiks pronare e tokës për të cilën bëhet beteja tek “5 maji. Ajo nuk e tha këtë në seancë. Nuk e tha as pas seance. Babai i saj ishte revoltuar për heshtjen e së bijës, por ajo ishte justifikuar se jam në politikë dhe nuk mund të përdor detyrën për pronën time. 

Dhe mirë ka bërë. Kjo tregon në të vërtetë, kompleksin që ka politika shqiptare nga populizmi dhe metodikën e mbylljes së problemeve për momentin. Dhe në fakt për momentin, Klotilda Ferati do ishte shkatërruar nga rivalët nëse në atë seancë “dëgjimore” do të thoshte: “Prisni, unë jam trashëgimtare e pronës”. Me siguri do t’i turren dhe tani që po ja përmend këtë histori. 

Do ta bëjnë këtë, pasi politika shqiptare e ka objektiv të saj përdorimin e dramave sociale, dhe atyre që janë prodhuar nga papërgjegjësia e saj, për të përfituar sërish. Në fillim i lënë njerëzit rrugëve, i kthejnë në ushtarë të tyre dhe i mbajnë peng gjithë jetën, duke u ofruar dhurata të paligjshme.  

Në çdo fillim fushate, ne kemi falje kamatash energjie elektrike, falje taksash, legalizime, shtyrje afati legalizimesh etj. Dhe kjo është kthyer në të vetmin burim shprese për qytetarët e mjerë shqiptarë dhe në të vetmen platformë elektorale të çdo partie. 

Kaosi urban i Shqipërisë e ka zanafillën tek momenti kur politika në Shqipëri vendosi ta shpërblejë paligjshmërinë. Qindra mijëra shqiptarë që tranzicioni u zhvendosi nga vendi i tyre, kanë të drejtën e tyre të jetojnë ku të duan. Liria e lëvizjes është një e drejtë themelore që ju rikthye shqiptarëve pas vitit 1990. Por e ardhmja e tyre do të kishte qenë më e sigurt sikur politika të orientonte zhvillimin bazuar tek e drejta tjetër themelore e qytetarit që është prona. 

Kështu do të kishim shumë më pak drama sociale të dyfishta siç kemi sot, edhe nga të zhvendosurit dhe nga pronarët. 

Dhe e pashë tek një emision televiziv, ku një pakicë e banorëve të “5 Majit”, ishin thirrur në emision të shprehnin hallin e tyre dhe në fakt më shumë folën për debatin Basha- Berisha dhe kërcënonin se do ishin me Berishën po të mos merrnin truallin që duan. Po kështu dhe një nga tregtarët e produkteve bujqësore në Lushnjë 2 muaj më parë, që protestonte para Kuvendit dhe që po ashtu Edi Rama zbriti nga makina dhe i mori në zyrë. Edhe një nga ata tha: po nuk na e zgjidhët hallin do shkojmë tek Berisha. 

Kjo është shumë domethënëse. Ata kanë identifikuar njeriun që e inkurajon kaosin social në këtë vend, dhe e kanë aleatin e tyre në këtë betejë. 

Por në fakt janë pakicë e pakicës në këtë vend. Shumica e heshtur është në anën e ligjshmërisë kundër populizmit. E shikoj në qindra komente që kanë ardhur privatisht, pa dashur të bëhen protagonistë të komenteve publike në rrjetet sociale. Dhe askush nuk ka asgjë me “nëna Lizën” apo hallin saj dhe mijëra shqiptarëve të tjerë. Të gjithë e kanë me politikën që gjunjëzohet dhe për interesa të ditës, të çastit apo për kriza të vogla, duke u bërë aleate me ta. 

Klotilda është një prej tyre, e cila do të jetë dhe politikisht korrekte, kur i marrin pronën e saj. Ngjan pak si ata heronjtë e realizmit socialist frymëzuar nga njeriu i mirë Lej Fen.  Dashamir Shehi një politikan realist në ligjërimin publik, është po ashtu një prej tyre. Si trashëgimtar pronash në Tiranë, ai ka rreth 4 milionë euro prona të njohura dhe të pamarra, por në fakt shkonte protestonte krah Kleves Balliut tek Unaza e Re, pasi disa zaptues që po u prisheshin shtëpitë, nuk lejonin ndërtimin e unazës për një vit. Edi Rama bënte sikur nuk i zbonte dot, për t’ua sjellë në majë të hundës gjithë qytetarëve, duke përfituar fshehurazi nga kjo dramë, por jo haptazi. Shehit i duhej që të rifutej në lista për deputet dhe “hante turpin me bukë”, duke shkuar aty. 

 Ka dhe plot emra të tjerë politikanësh që mund ta ilustrosh këtë fabul. Personalisht kam respekt për ta, por nuk janë për tu respektuar për atë qe bëjnë si politikanë. Të tjerë politikanë të së djathtës dhe të majtës e bëjnë rregullisht këtë.

Thjeshtë duhet ta dinë se ata, nuk kanë humbur thjesht pronat, por dhe shumicën e shqiptarëve të heshtur që nuk e pranojnë këtë që po ndodh. 

Next Post
Shira në të gjithë vendin, reshjet ndërpriten gjatë ditës dhe kthehen sërish në mbrëmje

Merrni masa për shi këtë Shën Valentin/ Si parashikohet moti për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In