• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tani nis beteja e re”/ Berisha zbret në bazë: Kupa u mbush. Na kanë përjashtuar nga Parlamenti

by Java News
18/10/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, në një takim me strukturat e tij në qarkun e Tiranës ka deklaruar se sot pozita është de facto jashtë Parlamentit, duke bërë përgjegjës për këtë kreun e qeverisë, Edi Rama.

Berisha deklaroi se në këtë pikë ‘kupa është mbushur’ dhe se tani nis një betejë e re kundër qeverisë.

“Thirra këtë takim pasi PD dhe opozita hynë në një fazë të re, në një betejë të re e cila imponohet nga kushtet dhe rrethanat që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për opozitën në 30 vite.

Opozita, PD, kaloi në këto dy vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike, ndonëse ajo mbart në vete sot të gjitha transformimet e mëdha të Shqipërisë, në dekada.

Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithanshëm të të drejtave të tyre ligjore, me një agresion të vërtetë nga qeveria, që synon dhe ka synuar mosasgjesimin e saj tërësisht, shndërrimin e saj në një forcë politike pa vlerë apo një fasadë të saj.

Por ka një moment e cila në gjuhën e thjeshtë të popullit thuhet ‘kupa po derdhet’. Pas mbijetesës sonë në këto dy vite, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Rama me një seri vendimesh de facto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Pra ne si përfaqësues të atyre 600 mijë qytetarëve që më 14 maj votuan kundër qeverisë, ne de facto në Parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e Parlamentit, në rrafshin politik të paqenë. Hynë në parlament pasi nuk i lejohet më asnjë komision Parlamentar, e drejtë kushtetuese e opozitës.

Pas komisionit parlamentar të djegësave, kemi dërguar 4 kërkesa për komisione të tjera, që të gjitha në mënyrë antikushtetuese janë bllokuar.

Qëndrimet ndaj opozitës në Parlament kanë arritur në atë shkallë që çdo kërkesë për transparencë ndaj ministrave për t’u paraqitur në komisione dhe dhënë llogari për çka ndodh që të gjitha marrin një refuzim banditësh dhe dërgohen përfaqësuese që s’kanë asnjë tagër. Deputetët tanë nuk përfillen por shpërfillen ndaj çdo gjëje. Procesi i bashkimit të deputetëve u përball me një ndërhyrje brutale nga na e qeverisë.

Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në përgjithësi nga çdo lloj përfaqësimi dhe përfaqësimi i qeverisë nga pseudo pozitë dhe përfaqësues të vetë.

Në këtë proces qëndrimet armiqësore ndaj opozitës kulmuan me vendimin e Ramës për t’i caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të vendit, Parlamentarit. Gjë që nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite demokraci. Vendosën që bashkëkryetari ynë në komision të jetë Oerd Bylykbashi. Me një eksperiencë të gjatë në këtë komision dhe OSBE, kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që bashkëkryetarin as pozita e as opozita t’i caktojë. Pas kësaj Parlamenti me urdhër të Ramës voto në vend të Bylykbashit, Alibeajn”, tha Berisha./m.j

Next Post
Vizat/ Osmani për deklaratën e Macron: Gabim në përkthim! Çitaku: I shpalli liderët e Kosovës njerëz të pabesë!

Vizat/ Osmani për deklaratën e Macron: Gabim në përkthim! Çitaku: I shpalli liderët e Kosovës njerëz të pabesë!

Comments 2

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Tani filloj revolucioni. Hahahaha

    Reply
    • At’rta says:
      2 years ago

      Uuuuu fillloiii

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In