• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tani luftoj për fëmijët e të tjerëve”, Flutura Açka rrëfen për humbjen e djalit të vetëm: Jam njeri i batuar nga dhimbja..!

by Java News
05/04/2024 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po, unë jam një njeri i batuar nga dhimbja ime. Tani luftoj për fëmijët e të tjerëve, për të cilët kam po aq përgjegjësi sa ç’do të kisha për fëmijën tim.”

Kështu e nis rrëfimin e saj deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka, në një intervistë të mrekullueshme dhënë për Revistën Newsbomb.al, Flutura Açka shpërthen në një valë emocionesh që ndërthurin historinë e dhimbshme të jetës së saj.

Gjashtë vite më parë, djali i saj i vetëm, Jerini 18 vjeçar u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje shumë të rrallë. Ikja e tij e padrejtë dhe e parakohshme nga kjo botë, ka shënjuar përjetësisht jetë e saj, momente  të cilat i ndau me ne në Revistën Newsbomb.al.

Në një intervistë ekskluzive dhënë gazetarit Ilir Xhafaj, shkrimtarja dhe politikania e njohur Flutura Açka rrëfen për herë të parë humbjen e saj dhe vendimin e vështirë për t’u kthyer te lexuesit, me librin “Biri”, plot kujtime dhe udhëtime dedikuar Jerinit.

Prej disa vitesh keni një engjëll që është me ju kudo dhe kurdo. Gjashtë vite pa djalin tuaj, që Zoti e deshi pranë vetes. Si e keni gjetur forcën për të vazhduar përpara? Po mbështetjen dhe solidaritetin që keni marrë nga bashkëpunëtorët tuaj në politikë, miqtë dhe komuniteti në përgjithësi gjatë kësaj periudhe të vështirë?

– Më shumë se forcë, është përgjegjësi, mbase ndaj së shkuarës sime, të tillë që çfarëdo laryshi ngjarjesh e kuptim të ketë pasur pas ikjes së djalit, do të ketë peshën batisëse në jetën time. Po, unë jam një njeri i batuar nga dhimbja ime. Tani luftoj për fëmijët e të tjerëve, për të cilët kam po aq përgjegjësi sa ç’do të kisha për fëmijën tim. Kur hyn në politikë, duhet të zhvishesh nga lëkura jote e të veshësh tunikën e njerëzve që të kanë besuar votën.

Pështjella e ngrohtë njerëzore, ka qenë gjithnjë aty, mbase e heshtur, por pas botimit të “Birit” e kam ndier me të gjithë fuqinë dhe praninë njerëzore. Ndoshta pas atyre qindra lexuesve që më kanë shkruar, mund të jenë mijëra njerëz që na bashkon dhimbja, me të gjitha format e humbjeve dhe qasjeve që kemi ndaj tyre. Ne jemi zotër vetëm të kujtimeve, dhe një ndër zejet që na ndihmon të rrimë në këmbë pas humbjeve të mëdha, është të qenët kujdestarë të ruajtjes së freskisë së tyre.

Meqenëse kjo është një temë e ndjeshme, por sigurisht nuk mund të mos ketë vëmendjen e merituar. Cilat janë kujtimet më të bukura që mbani për djalin tuaj dhe si kujtohen ato në punën tuaj të përditshme?

– Kam shumë kujtime, një pjesë e tyre janë edhe në librin “Biri”. Por mes tyre kujtimet për udhëtimet tona nëpër trojet shqiptare, janë më të bukurat. Mbaj mend një herë pas udhëtimit tonë të parë dhe të fundit në Çamëri, pas disa ditësh gjatë të cilave mund t’i kem folur shumë për historinë e trojeve tona, tek hynim në Shqipëri dhe po kalonin në makinë në Qafë Bote, më tha: “Mam, ky udhëtimi yti nëpër Epir, ishte i gjithi një vajtim i madh!”

Në ma tha këtë fjalë me shaka apo për të më ngushëlluar mua, nuk kishte aq rëndësi. Rëndësi kishte që më kishte ndjekur me kureshti dhe pas kësaj edhe vetë ai u bë shpejt një njohës i mirë i historisë shqiptare. Tani, aq shumë zënë vend kujtimet në jetën time, sa jam shndërruar edhe vetë në një kujtim që ecën.

Si ka qenë rëndësia e letërsisë dhe shkrimit në ato momente për ju? Në çaste të dobëta, njeriu ka nevojë të shprehet, ndoshta dhe të shpërthejë… A janë shndërruar ato shkrime apo poezi në burim force për ju?

– M’u desh një kohë e gjatë të kthehesha te libri, përveç një ditari të shkurtër që kisha mbajtur muajve të fundit nëpër spitale. Pas humbjes, po përjetoja një gjendje të vjerdullt, të përhumbur. Erdhi një çast kur e kuptova se nuk mund të vazhdoja lidhjen me lexuesin pa folur për zinë time, për humbjen time. Nëse nuk do ta bëja, nuk do të shkruaja më kurrë. Unë DUHEJ të kaloja në këtë urë të varur mbi humnerën e jetës. Kështu, pa e kuptuar as vetë, nisa të shkruaj “Birin”. Nëse do ta nisja tani, do të ishte një libër tjetër.

Next Post
Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shënkollit në Lezhë

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shënkollit në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

Revolucioni digjital dhe dyfishimi i buxhetit, çfarë po ndryshon në Ligjin për Librin?

February 10, 2026
LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

LIVE! Opozita zhvillon protestën kombëtare, Berisha i bashkohet protestuesve. Mbi 1300 efektivë në gatishmëri

February 10, 2026
VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

February 10, 2026
Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

February 10, 2026
VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

February 10, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

February 10, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Dështon rivlerësimi i pronave? Ligji, peng i akteve nënligjore të Ministrisë së Financave

February 10, 2026
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

February 10, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Shtrëngata dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e mërkurë

February 10, 2026
“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In