• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani lubive iu mbetet vetëm një armik i përbashkët

by Desada Metaj
24/07/2024 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

Premtuan hapjen e listave, i mbyllën edhe më shumë. Në fakt për ata që e ndjekin politikën kjo nuk është surprizë. Paqja dhe mirëkuptimi i atyre që gjysmën e ditës shahen dhe kërdisen, protestojnë me shashka dhe antiplumb dhe që gjysmën tjetër gjejnë çuditërisht mirëkuptimin për kodin zgjedhor dhe votën e emigrantëve nuk është thjesht mungesë koherence. Është thjesht pazar.

Le t’i marrim me radhë. Nga marrveshja e arritur nuk ka ndryshime në kodin zgjedhor. Ka lista të mbyllura dhe “garë” mes 1 apo dy kandidatëve të fundlistës që do garojnë. Njëjtë sic ndodhi në zgjedhjet e kaluara.

Nuk ka votë për emigrantët. Ka një mundësi që shqiptarët që jetojnë jashtë, ata që kanë një adresë mund të votojnë me postë. Në një proces që përjashton mijëra shqiptarë të larguar viteve të fundit që nuk kanë një adresë fikse apo mundësi për të paguar postën. Thënë ndryshe, do të votojnë vetëm emigrantët elitarë apo ata që do asistohen nga patronazhistët.

Përtej modeleve zgjedhore, mazhoritar, propocinal apo te përzier, problemi më i madh i procesit të zgjedhjeve në Shqipëri është blerja dhe numërimi i votës. Në vend që PD të ngrejë zërin e të kërkojë votimin dhe numërimin elektronik, sot kush më shumë e kush më pak nxitonte të lajkatonte “reformën” Gjiknuri që dhe dikush që nuk e di mirë tabelën e shumëzimit e kupton që i jep avantazhin në tavolinë Edi Ramës.

Politikisht është e qartë që PD e Berishës dhe qeveria e Ramës kanë rënë dakort për të lënë në duart e kryetarëve listat e deputetëve. Por jo vetëm kaq. Pazari i nisur me amnistinë penale Bardhi- Manja, i vijuar me skenën e shëmtuar të Altin Dumanit në seancën parlamentare dhe i kulmuar sot me reformën zgjedhore është vetëm pikënisja e një aleance vjetërsirash.

Pa njëri tjetrin, Rama dhe Berisha nuk do mund të miratonin në parlament këto ndryshime dhe amnistinë. Të dukshme apo jo, interesat që i bashkojë janë më te forta se ato që i ndajnë. Nëse Ramës i duhet të sigurojë fitoren edhe më shumë se të 80 deputetëve në zgjedhjet e ardhshme, Berishës i duhen jo më shumë se 40 të tillë që të mbajë ne valle PD-në e shkalafitur, besnikët e tij dhe kauzën e Rrugës së Shpresës.

Nuk do habitesha nëse në shtator, aleanca të shtrihej dhe në komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Shenjat janë të qarta. “Paqja” për të marrë çfarë u duhet nga zgjedhjet e 2025 ka vetëm një pengesë. Quhet SPAK. Dhe si “armiku” i vetëm para dy lubive politike, tashmë rruga është e shtruar për të mbërritur tek objektivi final. Që me gjasë nuk do të vonojë. Dhe nuk do mund ta pengojnë as copëzat e opozitës dhe as “të bashkuarit në diversitet”. Që tashmë kanë hallin e madh: si do i rendisë Doktori në listë.

Next Post
7 turistë nga Gjermania e Polonia bllokohen në kanionin e Langaricës, shpëtohen nga policia

7 turistë nga Gjermania e Polonia bllokohen në kanionin e Langaricës, shpëtohen nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In