• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tani është Partia Monokratike”, zbardhet debati me tone të larta Imami-Basha

by A R
21/04/2018 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar pas katër orë debatesh draft-statutin, që do t’i përcillet Kuvendit Kombëtar të PD-së, i cili do të mbahet në 29 prill.

Vendimmarrja, që kaloi jo pa debate, mes te cileve qe ne nisje ishte ai me tone te forta me Imamit dhe Bashes.

Anëtari i Kryesisë, Arben Imami, që në nisje të mbledhjes kërkoi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që të përfshijë në rendin e ditës edhe dokumentin e analizës së humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Kërkesa u rrëzua me shumicë dërrmuese votash nga anëtarët e Këshillit.

Arben Imami: Në rendin e ditës të futet edhe analiza e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Statuti i partisë, ai që kemi në fuqi, kërkon që analiza e zgjedhjeve të bëhet nga të gjitha organet e forcës politike. Për këtë arsye, unë kërkoj që Kryesia të nxjerrë raportin përpara nesh dhe Këshilli Kombëtar të marrë vendimin. Fatmirësisht, sot pas katër vitesh, është mbledhur Këshilli Kombëtar dhe pjesë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje duhet të jetë edhe diskutimi për analizën e zgjedhjeve të vitit 2017. Gjithashtu, dua të shtoj se nuk kam parë të reflektuar në draft-statutin që na është paraqitur, kufizimin e mandatit të kryetarit që humb një palë zgjedhje, dy palë zgjedhje, dhjetë palë zgjedhje. Nuk ka kuptim kjo punë.

Lulzim Basha: Unë besoj se kemi qenë shumë të qartë për rendin e ditës së kësaj mbledhjeje. Grupi politik i punës ka punuar për një draft-statut voluminoz, i cili është diskutuar edhe në mbledhjen e Kryesisë, për mbi 5 orë gjithashtu. Unë mendoj se për çështje të tjera që janë në interesin e anëtarëve të Këshillit, mund të mblidhemi sërish. Megjithatë, unë mendoj që propozimin tuaj ta hedhim në votim dhe të vendosim nëse do ta shtojmë edhe këtë pikë të rendit të ditës apo jo.

Hidhet në votim, rrëzohet

Arben Imami: Menduam se ishte e vlefshme që organet autonome, siç mund të ishte Bordi i Kandidaturave, të kishin mundësi zgjedhjeje jashtë diktatit të personit të zgjedhur. Por me sa shoh, partia vijon të mbetet monokratike dhe propozimet jo vetëm nuk merren parasysh. Ndaj, edhe propozoj që partia edhe emrin të mos e ketë më Partia Demokratike, por Partia Monokratike.

Lulzim Basha: Meqenëse është edhe në vullnetin e Këshillit, të diskutojmë vetëm për atë që jemi mbledhur, atëherë ta kalojmë nen për nen draft-statutin e grupit të punës./Panorama/a.m.

Next Post
“Shqipëria e Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore”, Rama publikon shkrimin

"Shqipëria e Kosova kanë nisur punën për rigjallërimin e shtigjeve malore", Rama publikon shkrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

February 11, 2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

February 11, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

February 11, 2026
Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In