• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani edhe Holanda e kupton se e ka mafien brenda

by Roberto Saviano
03/10/2019 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roberto Saviano

Derk Wiersum është avokati holandez që u vra dhjetë ditë më parë pasi kishte pranuar të mbronte Nabil Bakkali-n, të super-penduar në një proces, në të cilin janë përfshirë të pandehur maroken me peshë të madhe. Shumë media holandeze më kanë kontaktuar, duke më bërë një pyetje, e cila për ta e kishte gati përgjigjen. Wiersum-it i ishte propozuar mbrojtje, por ai nuk e kishte pranuar; më pyesin se çfarë do të kisha bërë në vendin e tij, por në Itali nuk ekziston mundësia që të zgjedhësh. Kur autoritetet që bëjnë vlerësimin vendosin se një subjekt duhet të vendoset nën mbrojtje, personi, i cili është në rrezik nuk mund të refuzojë. Zgjedhja e Wiersum-it që të mos shoqërohej nga një eskortë mbrojtëse mund të thotë shumë gjëra: mund të tregojë se s’kishte frikë, mund të provojë se shqetësohej për lirinë e vet. Por bëj një hipotezë se ai mund të ketë patur edhe një perceptim të ndryshëm të rrezikut: kush do ta kishte menduar në Holandë që të vritej një avokat?

Por kjo vrasje përfaqëson për Holandën një pikë, nga e cila nuk ka më kthim prapa. Në Itali është thënë gjithnjë, sa u përket vrasjeve të mafies: “Punë e madhe, sa kohë që vriten mes tyre…” Por kanë vdekur gjithnjë edhe të pafajshëm dhe mafiet kanë vrarë gjithnjë gjyqtarë, policë, familjarë të mafiozëve (ku përfshihen edhe gra e fëmijë). Me vrasjen e Derk Wiersum-it, shoqëria civile holandeze duhet të marrë parasysh, një herë e përgjithmonë, një fakt objektiv: Holanda ka vendosur të bëhet një port i lirë për narkotrafikantët më të mëdhenj të botës dhe të jetë një parajsë fiskale brenda Evropës. Papërgjegjshmëria, e maskuar pas perdes së mungesës hipokrite të elasticitetit ndaj vendeve të Jugut të Evropës, më në fund e tregoi koston e vet, e cila do të jetë shumë e shtrenjtë, në rast se kjo temë nuk do të përballohet me vetëdijen e nevojshme. Holanda është një terren plot me mafie, riciklim parash të pista dhe krim; kushdo që merret me këto tema, e di këtë gjë që prej dekadash. Kur shkruajta “Gomorrën” dhe “Paranca e fëmijëve”, shumë më akuzuan se njollosa Napolin. Në realitet, gjithnjë e kam parë Napolin dhe Italinë si një plagë, përmes së cilës të shikosh botën. Protagonistët e “Paranca së femijëve” banojnë në Napoli, por mund të banojnë edhe në Molenbeek, në periferi të Marsejës, në një nga lagjet periferike të Parisit apo të Londrës. Historia e brezave të mënjanuara dhe pa asnjë perspektivë për të ardhmen është një temë tipike e botës bashkëkohore. Të besosh se këto dinamika kufizohen vetëm në një pjesë të caktuar të botës, do të ishte një akt me sipërfaqësi të thellë, pasoja konkrete e të cilit është trupi i goditur për vdekje i Dark Wiersum-it.

Në vendet e Evropës Veriore situata është dramatike, por opinioni publik nuk e konstaton këtë, pasi e konsideron krimin e organizuar si një problem getosh. Duhet gjithnjë të shohësh gjak nëpër rrugë, masakra dhe njerëz të pafajshëm të përfshirë në to, për të hapur sytë. Siç ndodhi në Gjermani, e cila e kuptoi praninë e mafies vetëm pas masakrës së Disburgut. Por duhet të veprosh edhe kur krimi i organizuar nuk bën shumë zhurmë, kur nuk qëllon me armë dhe kur nuk shkakton të vdekur, pasi, pikërisht kur është shumë i heshtur, atëhere po bën para’ dhe po fuqizohet. Goditjet përfaqësojnë një moment pastabiliteti në asetet e klaneve, pasi trafiqet e tyre funksionojnë më mirë kur ka më pak vëmendje.

Holanda është në qendër të trafiqeve të organizatave italiane, serbe, marokene, shqiptare dhe karaibase, që lidhin aleanca me kriminelë autoktonë. Holanda është një nyje e rëndësishme në narkotrafik, pasi është një prej portave evropiane të kokainës, është një pikë shkarkimi për drogën që vjen nga Amerika Latine: këtu mbërrin – në sasi të mëdha përmes portit të Roterdamit – dhe në një sasi të vogël këtu qendron, por e gjithë pjesa tjetër merr rrugën drejt vendeve të tjera të Evropës. Dhe ekziston një marrëdhënie historike e privilegjuar me ato që kanë qenë Antilet Holandeze, të cilat shpesh janë pikënisje e kokainës amerikanojugore drejt Kontinentit të Vjetër. Porti i Roterdamit është plaga kryesore, përmes së cilës kalon droga që mbërrin në Holandë; arsya është se kemi të bëjmë me portin më të madh evropian, ku ka kontrolle antidrogë, por këto nuk bëhen tek çdo konteiner, pasi shpejtësia është gjithshka: duke shfrytëzuar këtë logjikë, fitojnë narkotrafikantët, janë rregullat e vetë kapitalizmit që i lejojnë realizimin narkotrafikut.

Po të kisha mundësi t’i jepja një këshillë qeverisë holandeze, do t’i thosha që t’u kushtonte dy gjërave vëmendje: porteve të saj dhe sistemit të saj fiskal e financiar. Pasi nuk janë vetëm plumbat, por është heshtja që duhet të na bëjë të trembemi: qoftë e tyre, qoftë jona.

/Shqiptarja.com

Next Post
Tërmeti/ Janë plot 65 lëkundje brenda 30 orëve në Shqipëri dhe Greqi

Tjetër tërmet godet Turqinë, lëkundje edhe në Rodos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In