Tani do bëni blerje online nga Facebook
Në fillim Pinterest-i dhe Instagram-i, tani Facebook-u. Sikur blerëset e fiksuara mos të ishin të rrezikshme mjaftueshëm, gjithmonë e më shumë platformat e mediave sociale po kërkojnë t’i shërbejnë adiksionit tuaj ose të tundojnë blerësin impulsiv që ndodhet brenda nesh. Javën e shkuar, Facebook-u konfirmoi zhvillimin e një funksioni të integruar shopping në një raport në Buzzfeed.
Kjo mundësi që po testohet nga një grup i vogël përdoruesish do lejojë shitësit e dyqaneve me pakicë dhe sajtet e-commerce të ofrojnë një hapësirë për zgjedhjen e produktit direjt në faqen e tyre të Facebook-ut. Në smartfonë, sektori i blerjeve do të ndodhet mbi Timeline siç tregohet poshtë.
Në desktop, do të shfaqet si një tabelë në sektorin e About dhe Photo. Kompanitë do të kenë opsionin të lejojnë klientët të realizojnë blerjen nëpërmjet një sistemi të integruar kontrolli, ose të klikojnë website-in e vetë kompanisë për të mbyllur porosinë./ Revista Class









