• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tangoja e fundit në Tiranë e zotit 220 milionë

by
25/09/2015 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Me një ton dramatik dhe solemn Lulzim Basha dëshmoi se nuk ka kuptuar asgjë nga afera CEZ. Të premten në mesditë, kryetari i PD-së nuk mundi të ngrihet më lart edhe se posti i zëdhënësit të zëdhënësit me disa eprorë njëkohësisht. Zoti Basha fajësoi dyshen Rama-Meta si autore “të megavjedhjes së shqiptarëve” me lojërat e pacipa me sistemin energjitik. Me një aritmetikë politike ai llogariti humbjen nga xhepi i taksapaguesve që nisnin nga 600 milionë euro e nuk përfundonin tek dy miliard euro të tilla.

Normalisht, nëse Basha do të kishte të drejtë, autorët politikë të këtij skandali jo vetëm financiar, do të meritonin të kishin së paku nga 31 jetë dhe secilën prej tyre ta ngrysnin në qeli për ndëshkim. Madje pa të drejtë apelimi.

Basha tha se duke nisur nga e hëna do të prezantonte kërkesën për Gjykatën Kushtetuese për të nxjerrë si të papajtueshëm me dokumentin themelor të shtetit të ligjit që ndër të tjera, garanton imunitet për hetimin penal të shtetasve çekë dhe jo vetëm, që punonin dikur në Tiranë.

E vetmja gjë e qartë në këtë histori është se mbas “hetimit” në gjykatën e arbitrazhit, hetimit mediatik me shumë dritëhije sipas interesave që ende nuk kanë dalë në dritë, do të pasohet padyshim edhe hetime të tjera. Që prej fillimit të shtatorit e më tej, kjo është tashmë një çështje që nuk mbyllet dot me barazim, siç edhe mund të ketë ndodhur.

Po këtë javë, të mërkurën, rihyri në këtë poker ende me shumë letra të mbyllura për publikun, Doktor Berisha. Ish-kryeministri i privatizimit bëri sfidën e tij që shumëkush ja quajti blof: duhet një hetim ndërkombëtar për CEZ-in dhe gjithë aktorët dhe faktorët përfshirë në të.

Të enjten, ditën e Kurban Bajramit, Ilir Meta, një nga të akuzuarit e kësaj historie, pranoi këtë sfidë dhe e çoi më tej duke kërkuar edhe prokurorë amerikanë që të drejtonin hetimin. Në mënyrë që të bëheshin kurban të gjithë ata që kanë ndikuar në mekanizmin e grabitjes së publikut.

Të premten ambasada amerikane pohoi zyrtarisht se policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij dhe se asistenca e saj, nëpërmjet zyrës së OPDAT-it, “…afron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit”.

Kryeministri Edi Rama është për vizitë zyrtare në SHBA.

Po të premten, Lulzim Basha njoftoi nisjen e procedurave për ankimim në Gjykatën Kushtetuese duke folur për tangon kriminale në historinë e CEZ-it, riktheu në kujtesë një fjalë të paharrueshme në Tiranë.

Në fillim të viteve 70, ekzaktësisht në 14 tetor 1972, po në SHBA u shfaq premiera e një filmi befasues me titullin “Tangoja e fundit në Paris”. Marlon Brando dhe Maria Schnieder në rolet kryesore, të drejtuar nga Bernardo Bertoluçi, tronditën puritanët dhe ftuan edhe indiferentët në një udhëtim pasionant në misteret e seksit, në ato kthina dhe anekse të pandriçuara ku shumëkush kërkonte të hynte, por nuk dinte se ekzistonin.

Fati i filmit ishte i çuditshëm dhe po kështu edhe fati i dy aktorëve ishte shumë i ndryshëm. Brandoja, një ikonë e ekranit vazhdoi të mbetej i tillë, i duartrokitur dhe respektuar pafund, kurse bukuroshja adoleshente Schnieder – ishte vetëm 19 vjeç kur lëvizte mbi dysheme dhe nën Brandon – u përndoq për tërë jetën e saj dramatike për shkak të tabusë që kishte thyer. Ky film ka tronditur shumë jetë njerëzore edhe në Tiranë, kur nisi gati 15 vjet pas premierës. Ai erdhi në Tiranën e pasmesnatës në fund të viteve 80-të nga ekranet liberale të “sllavit” dhe u bë menjëherë, absolutisht një nga filmat më të komentuar dhe emblematikë të një brezi, pak më të madh në moshë se kryetari i ri i PD-së.

Basha foli të premten për një tango në Tiranë, por me një siklet të shfaqur haptazi në SHQUP tashmë. Eshtë mësuar se dikush pranë tij, fare pranë tij ka pilotuar në media një lajm për adresën në Tiranë ku flinte Josef Hajsek, ish-CEO çek i CEZ-it në Tiranë. Bëhet fjalë për një apartament luksoz në Tiranë që kushtonte pesë mijë euro qera në muaj tek godina e ETC-së, përballë ish-SHQUP-it të sotëm. Dhe për më shumë, në këmbim, një i afërt i pronarit të apartamentit të lëshuar me qera, flinte pa qera në vilën e Hajsek në periferi të Tiranës. Të dy këta janë shumë afër me një njeri të tretë shumë afër Bashës që ngjan se është dhe targeti kryesor i tij në trazimin e madh të CEZ-it dhe milionave të avulluara në drejtime shpesh shumë të ditura. Siç mund të dëshmojnë, veç të tjerve, edhe dy ministra. Njëri ish-ministër e deputet dhe tjetri ende në detyrë e ish-deputet. Njëri i goditur publikisht, tjetri i papërmendur ende.

E gjithë kjo histori ngjan si një film i Bernardo Bertoluçit. Madje me elementë fantastikë e dramatikë që e tejkalojnë edhe italianin e famshëm. E vetmja gjë e ngjashme me filmin e tij të dikurshëm, në fakt, është një element i vetëm: në të gjitha rrethanat Maria e ha dy herë!

Next Post

Pas Kim Kardashian, tani edhe Jennifer Lopez me video porno

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In