• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tangentopoli, që meriton një megaproces”/ Basha: Konfirmim i skemës kriminale të patronazhimit, dënim me burg për ata që fshihen pas vjedhjes së të dhënave

by Java News
23/12/2021 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Teksa Rama e cilësoi këtë një lëvizje të qëllimshme për të krijuar destabilitet, Basha u shpreh në një deklaratë nga selia blu se pas nxjerrjes së pagave të shqiptarëve fshihen patronazhistët.

“Edi Rama filloi me patronazhistët, sistemin që ai ndërtoi në funksion të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ju e dini se denoncimet tona atëherë përfshinë dhe vjedhjen e të dhënave personale. Të dhënat më sensitive të qytetarëve, marrë nga Drejtoria e Tatimeve, apo përmes të dhënave të tjera të disponueshme nga qeveria, i ishin vënë në dispozicion shtabit të partisë. Këtë gjë e di fare mirë Edi Rama. Kur thotë se janë marrë si copa-copa, konfirmon denoncimin tonë. Skandali i rrjedhjes së të dhënave, është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të sistemit të patronazhistëve. Edi Rama e di këtë, dhe kjo është arsyeja pse i mbron publikisht ata.

Patronazhistët i pret ndjekja penale, madje dhe dënimi me burg, në një shtet normal. Në veçanti ata që kanë ideuar dhe skenuar skemën e vjedhjes së të dhënave personale dhe publikimin e tyre. Është skandaloze, do ishte skandaloze edhe po të ndodhte para 12 apo 13 vitesh, kur morëm ftesën për në NATO. Është dyfish skandaloze sot, sa i takon aftësisë së vendit për të mbrojtur të dhënat personale. Është skandaloze, sepse vjen pas një sërë skandalesh që kanë përfshirë këtë qeveri, që në fillimet e qeverisjes”, u shpreh kryedemokrati Basha./m.j

Next Post
Kopshti Zoologjik po shndërrohet/ Veliaj: Janë porositur edhe kafshë të tjera

Kopshti Zoologjik po shndërrohet/ Veliaj: Janë porositur edhe kafshë të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In