• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tallavaja, dhuna e tingujve që po bezdis Ballkanin

by
11/08/2015 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një lajm periferik njoftonte para dy ditësh se një qytet në pjesën perëndimore të Bullgarisë me emrin e ngatërruar Koprivshtica, kishte ndaluar që në ambjentet publike, në baret dhe lokalet e qytetit, të transmetohej muzikë tallava. Pra ajo lloj muzike, ku janë ngërthyer në një mënyrë të mbrapshtë dhe dukshëm kopjace, stile orientale, sllave e greke. Kryetari i bashkisë së qytetit, i cili masën ekstreme, shpjegoi se aty nuk do të dëgjohej tallava, për sa kohë që në qytet do të mbahej një aktivitet i artit popullor bullgar.

Mesa duket nuk paska vetëm në Shqipëri njerëz të cilëve u ka sosur durimi nga hibridi muzikor që dëgjojnë ditën dhe natën në radiot, lokalet dhe festimet që organizohen ngado.

Pak ditë më parë, në një nga resortet e njohura të bregut të liqenit të Pogradecit (në bregun shqiptar është fjala), një alamet piste në mes të liqenit, e paisur me foni dhe ndriçim të fjalës së fundit, gjëmonte nga tallavaja deri pas mesnate, duke trazuar pushuesit brenda dhe jashtë dhomave të tyre, ndërkohë që në pistë kërcenin bashkë nja pesë burra dhe një grua! Nuk këndonte as Ermira Babaliu dhe as ndonjë prej këngëtarëve me famë që kjo pjesë e vendit i ka dhënë fondit muzikor kombëtar, por ishin melodi krejtësisht anonime, ku nuk merrej vesh ku niste e ku mbaronte buzuqi grek, turbo-folku sllav apo medolia me timbër oriental. Një njeri i thjeshtë i bën vetes pyetjen mëse normale “ç’dreqin kërkon tallavaja në Pogradecin e këngës së bukur qytetare”?

Hapja e Ballkanit, në dy dekadat e fundit, rrëzoi jo vetëm kufinjtë politikë e ekonomikë, por hapi barrierat edhe për procese integruese në art dhe kuturë. Vendet më të vogla, ndër to Shqipëria e Kosova në rresht të parë, e patën dhe e kanë më të vështirë ruajtjen e identitetit dhe koloritit kombëtar, në produksionet e tyre muzikore. Jetojmë në epokën e triumfit të një norme muzikore, e cila ka bërë që të flasin e të bërtasin mjaft shpesh, ekspertët më të mirë shqiptarë (e jo vetëm ata), për bjerrjen e traditës sonë muzikore, për shkatërrimin e muzikës tonë popullore, qytetare e të lehtë. Nëse dëgjon këngën popullore shkodrane, korçare, të Shqipërisë së Mesme, vlonjate etj, nëse dëgjon më pas festivalet në RTV në vitet 70-80, mund të thuash çfarë të duash për cilësinë e muzikës, teksteve dhe interpretimit. Vetëm se një gjë s’mund ta thuash dot kurrsesi: që nuk janë shqiptare!

Është pikërisht ky elementi që i mungon muzikës së sotme komerciale që prodhohet në Shqipëri, Kosovë, Bullgari e gjetkë. Është një fenomen social, që tregon krizë, degjenerim vlerash dhe cilësi tejet të dobët të atyre që shkruajnë, por edhe të atyre që këndojnë. Dhe që dëgjojnë…

Next Post

Firmosi. Stoke City e çmëndur për Shaqirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In