• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Talibanët u rikthyen në pushtet, femrat gati të zhduken nga televizioni

by A R
28/11/2021 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Televizioni në Afganistan do të jetë shumë më pak femëror.

Me një urdhëresë për rolet e grave në programet televizive, talibanët tregojnë, se sa armiqësore ndaj gruas është ideologjia e tyre radikale islamike.

Programet televizive afgane nuk duhet të shfaqin në të ardhmen filma ose serialë, në të cilat “gratë luajnë rol ose që janë në kundërshtim me vlerat e sheriatit apo ato fgane”, thuhet në urdhëresën e fundit të Ministrisë për “Faljen, Drejtimin, Nxitjen e Viryteteve dhe Pengimin e Mëkateve”. Kjo ministri u krijua pak pas marrjes së pushtetit nga talibanët dhe zëvendësoi Ministrinë e Gruas në Kabul.

Televizionet e vendit duhet të ndalin shfaqjen e filmave që “përhapin në shoqërinë afgane kultura dhe tradita të huaja dhe që shkaktojnë humbjen e zakoneve afgane”. Edhe më tej lejohet paraqitja në ekran e moderatoreve dhe reportereve, nëse i mbulojnë flokët dhe supet me hixhab.

Filmi dhe TV si instrumenta propagande

“Kjo më le pa fjalë, megjithëse e kam pritur u shpreh regjistorja afgane, Sahraa Karimi në një bisedë me DW. Deri në largimin e saj nga Afganistani, Karimi ishte presidente e Organizatës Shtetërore Afgane të Filmit. 36 vjeçarja që ka studiuar në Europë ka qenë regjisorja e parë afgane, që guxoi të xhirojë një film në vendin e saj. “Me këto rregulla talibanët duan t’u tregojnë artistëve, regjisorëve që kanë mbetur në vend se ku shkon drejtimi dhe se për çfarë duhet të kenë kujdes.”

Askush nuk do të bëjë rezistencë, thekson Karimi. “Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Disa do duhet të punojnë bashkë me talibanët.” Regjisorja që jeton këto kohë në ekzil është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për gratë në Afganistan, “por unë kisha lirinë të prodhoja atë që doja.”

Femrat paraqiten në publik si “turp”

Gazetarja Saleha Soadat në bisedë me DW nga një vend i fshehur u shpreh se qëllimi i talibanëve është të largohen gratë nga opinioni publik. Soadat ka frikë për jetën në Afganistan. “Shumë gazetare në Afganistan janë larguar nga vendi. Ato që kanë qëndruar, e dinë se janë në rrezik të vazhdueshëm, dhe ndoshta nuk do të punojnë kurrë më në Afganistan.”

Për Soadat që vetë ka mbajtur gjithmonë hixhab, rregullat e reja të talibanëve nuk kanë të bëjnë me islamin. “Ato janë pa kuptim dhe qesharake. Sepse edhe më parë femrat në mediat afgane kanë qenë shfaqur sipas rregullit islamik dhe kulturës islamike, sepse Afganistani është një vend islamik.” Sipas saj, talibanët kanë një problem themelor me prezencën e femrave në publik.

“Ata i shohin femrat si turp për shoqërinë. Në qeverinë e tyre nuk ka gra. Gratë e punësuara u dërguan në shtëpi. Vajzat nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Tani duhet që femrat të zhduken nga mediat. Ne gratë i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ky grup terroristësh të mos njihet.”

Dilema për perëndimin

Bashkësia ndërkombëtare është në dilemë në lidhje me Afganistanin. Për të ofruar ndihmën humanitare aq të nevojshme në vend, ajo duhet të bashkëpunojë me pushtetmbajtësit në Kabul, gjë që çon drejt një njohjeje faktike. Talibanët përpiqen t’i paraqesin vendimet që marrin si instrumenta kundër “së pamoralshmes” dhe mbrojtje për sheriatin.

Por se si e interpretojnë ata sheriatin nuk ka ndryshuar shumë që nga marrja e pushtetit në vitet 90-të. Edhe atë kohë ata donin me intepretimin e tyre për sheriatin të krijonin “një ambient të sigurtë për gruan, në të cilën dëlirësia virgjine dhe dinjiteti janë të paprekshme.” Gratë u detyruan të mbuloheshin në publik me burka dhe nuk iu lejua të dilnin nga shtëpia pa një mashkull si shoqërues. Edhe puna për gratë u ndalua ashtu si edhe studimi. / DW

Next Post
“I ka marrë të dashurin Borës”, Iva Tiço i kërkon falje Semit

“I ka marrë të dashurin Borës”, Iva Tiço i kërkon falje Semit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In