• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Talibanët janë në Dajt dhe duan të flasin me Rrugën e Elbasanit”

by Mero Baze
11/11/2021 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia Demokratike është përfshirë në një debat në distancë me Sali Berishën dhe strukturën e tij paralele, rreth legjitimitetit të aksionit të Berishës për të grumbulluar nënshkrime për të thirrur një Kuvend të PD.

Debati filloi kur Sali Berisha paraqiti një pirg me letra të printuara dhe i prezantoi ato si nënshkrime delegatësh që do të mbahen sekret deri në mbajtjen e Kuvendit në kasafortën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD.

Partia Demokratike po akuzon Berishën se po luan blofin me firmat, dhe po shpik një statut të ri të PD për procedurën e mbledhjes së Kuvendit.

Në fakt e vërteta nuk besoj se është kështu. Unë besoj se Sali Berisha i ka firmat e duhura aq sa duhen për të nisur procedurën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. I ka së paku 1800 firma. Po ashtu ai e di dhe procedurën se si mblidhet Kuvendi. Por ai nuk do të mbledh një Kuvend legjitim, dhe nuk do të bëj publik emrat e ushtarëve të tij në këtë betejë.

Rruga e duhur është që nënshkrimet dorëzohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm dhe kur legjitimohet kërkesa për mbledhjen e Kuvendit, atëherë ajo kalon për shqyrtim në hallka të tjera ku kërkohet motivi, ndryshimet përse duhet të mblidhet. Formularët e paraqitur në publik flasin për ndryshim të statutit të PD. Që Kuvendi të ndryshoj statutin, ndryshimet po ashtu duhet të kalojnë një procedura që e përcakton neni 60 i statutit të PD, ku duhet të ngrihet Komisioni i Përhershëm i Statutit, nga 7 anëtare titullarë dhe dy anëtarë ndihmës.

Pra Sali Berisha e di procedurën. E di që firmat duhet ti dorëzoj tek Sekretari i Përgjithshëm, e di që duhet të kalojë në procedurë kërkesat për ndryshim në statut dhe hallka të tjera deri tek miratimi për mbledhjen e kuvendit nga Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.

Sali Berisha e di këtë rrugë. Por atij nuk i intereson një Kuvend legjitim sipas rregullave, pasi rreziku më i madh që i vjen nga ky kuvend, është se i ikën armiku me të cilën maskon betejën me SHBA.

Rruga që ka nisur Sali Berisha realisht është rruga për krijimin e një partie tjetër, një qartësisht antiamerikane, sovraniste, plus ato broçkullat e tjera të soroizmit.

Por më shumë se gjithçka atij i duhet të shtyjë konfliktin në kohë, të jetë në betejë kundër SHAB dhe të mos e finalizoj betejën me Lulzim Bashen, duke i marrë partinë, por duke u përpjekur të imponojë një kuvend të paligjshëm që e di që nuk do ti njihet.

Praktikisht ai kërkon tu thotë amerikanëve se kam një ushtri të tërë demokratësh në këmbë dhe kemi rrethuar Tiranën “dhe dua të flasim”! Pak a shumë është duke thënë: “Talibanët kanë zënë Malin e Dajtit . Duan të flasin me Rrugën e Elbasanit”

Problemi është se askush nuk do të flas dhe të pijë kafe me të . Dhe kjo do ta bëj këtë betejë të gjatë në kohë. Berishës do ti duhet ti mbaj gjatë talibanët e tij në këmbë për të treguar që nuk dorëzohet kollaj. Duke i mbajtur në këmbë, duke i inkriminuar kundër SHBA, duke i bërë vulnerabel në opinionin publik, ai do ti kthej mbështetësit e tij nga njerëz të inatosur me Lulin, në njerëz të inatosur me SHBA dhe kamikazë të tij.

Ky është qëllimi final. Mos prisni as 11 Dhjetorin e këtij viti as të vitit tjetër. Talibanët do rijnë gjatë në Dajt duke pritur zbarkimin në Tiranë. Dhe nuk kanë për të hyrë kurrë bashkë, por vetëm një nga një të dëshpëruar dhe penduar që morën mend e një njeriu, që i përdori në fund të jetës si truproja të varrit të tij politik.

Next Post
“Berisha do largohej si Nano po të kishte halle personale”/ Bumçi: Ja çfarë do ndodhë mëngjesin e 11 dhjetorit, si do verifikohen firmat

“Berisha do largohej si Nano po të kishte halle personale”/ Bumçi: Ja çfarë do ndodhë mëngjesin e 11 dhjetorit, si do verifikohen firmat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In