Mesfushori me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj, firmosi ditën e djeshme kontratën e tij të parë si profesionist me skuadrën e Volsburgut.
Talenti 19-vjeçar fillimisht është aktivizuar tek ekipi i moshave, më pas ai kaloi te skuadra U-23. Falë paraqitjeve të shkëlqyera, Rexhbecaj arriti të fitonte edhe vendin e titullarit, ku në 20 takime në kampionat ai arriti të shënonte 2 gola. Kaq u ka mjaftuar drejtuesve të Volsburgut për t’i ofruar një kontratë profesionisti.

Shqiptari ka qënë pjese e skuadrës gjatë fazës përgatitore të zhvilluar para startit të kampionatit duke lënë përshtypje mjaft të mira te drejtuesit e klubit gjerman./PanoramaSport/a.m.











