• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Talenti i Benfikës merr shtetësi shqiptare për të mbrojtur ngjyrat kuqezi/ Veliaj: Jemi pjesë e një skuadre, për emancipim dhe progres

by Java News
13/06/2022 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adrian Bajrami cilësohet si një nga lojtarët me të ardhme premtuese në Portugali. I lindur në Zvicër dhe lojtar i Benfikës, Bajrami u betua së bashku me 10 shtetas të tjerë, para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar, duke zgjedhur para kombëtares helvete, përfaqësimin e ngjyrave kuqezi.

Në ceremoninë e betimit për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, kryebashkiaku Veliaj tha se ky akt shënon një lloj dakordësie për të punuar si një skuadër për emancipim dhe zhvillim. “Ky akt nuk është vetëm nënshkrimi i një shtetësie, është edhe dakordësia jonë e përbashkët, se do jemi pjesë e një misioni, do jemi pjesë e një skuadre, e një beteje për emancipim, progres dhe për zhvillimin e vendit dhe të kombit tonë. Sot fillon një rrugë e re, një rrugë ku do të jemi të gjithë bashkë, me miliona të tjerë, për ta bërë këtë vend më të bukur, për ta bërë këtë komb më të ndritur, edhe për ta lartësuar të gjithë atë që është qenia shqiptare”, deklaroi Veliaj.

Teksa nënvizoi se destini i qytetit është zhvillimi dhe rritja e tij, Veliaj u shpreh se Tirana u ofron të gjithëve shansin për të ndërtuar të ardhmen e tyre. “Unë e di që kush vjen në Tiranë e kush e merr pasaportën e Shqipërisë, apo kush transferohet nga një qytet tjetër i Shqipërisë, mbasi kalon vetë këtë provë, fillon dhe thotë: ‘Kryetar, shumë pallate bëhen në Tiranë, shumë po urbanizohet Tirana’. Mos e harroni këtë ditë! Kur ju ishit të fundit që erdhët, nëse Tirana pati vend për ju, do të duhet të ketë vend edhe për ata që do të betohen të hënën tjetër, edhe pas disa të hënave, edhe vitin tjetër, edhe pas 5 vitesh, kur unë të mos jem më i kryetar i Bashkisë. Pra, do të duhet të pranojmë që, nëse duam të jetojmë në një vend të madh, kjo mundësi do u ofrohet të gjithëve”, tha ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se pavarësisht një minorance të zhurmshme dhe penguese, shumica e qytetarëve janë të hapur. “Sigurisht, si çdo qytet i madh, edhe vendet prej nga ju vini, edhe ne kemi një kor të vogël, por të zhurmshëm, të atyre që janë cinikë, që janë skeptikë, dyshues, që janë pengues, ama janë minorancë dhe gjithmonë është e rëndësishme të mos i bashkohesh atij kori. E nëse kjo zemër e madhe është hapur për të gjithë do të duhet të hapet edhe për të tjerë që do vijnë pas jush”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se vlerësimet ndërkombëtare për organizimin e Conference League, ishin tregues i qartë se kur shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë gjëra të mëdha. “Kemi treguar se jemi një komb europian, jemi njerëz të disiplinuar dhe dimë të organizojmë shtet dhe qytet. Ne kemi një rend publik, ku sigurisht dimë të gëzojmë dhe të festojmë, por jo duke e tepruar dhe duke shkatërruar qytetet dhe jo të futemi si vandalë në stadiume. Fakti që morëm vlerësim si Tiranë, që kemi organizuar më mirë se Sevilja dhe Parisi, do të thotë se ne shqiptarët e paskemi në dorë vetë. Arritëm të tregojmë që, kur ne shqiptarët duam, kur ne shqiptarët dimë, ne shqiptarët mundemi”, u shpreh Veliaj.

Pas leximit të formulës së betimit nga Kryetari i Bashkisë, shtetasit nga Zvicra, Kosova, Turqia dhe Egjipti nënshkruan edhe aktin e betimit.

g.kosovari

Next Post
Përdori rrugë të re detare, anija me misër ukrainas mbërrin në Spanjë

Përdori rrugë të re detare, anija me misër ukrainas mbërrin në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In