• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Talebanët bëjnë thirrje ‘paqësore’! Vendet perëndimore ‘shpëtojnë’ 3200 persona, Biden konsultë me Johnson për strategjinë

by
18/08/2021 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse talebanët premtuan të drejtat e grave, lirinë e medias dhe amnistinë për zyrtarët qeveritarë në Afganistan një një konferencë për shtyp, aeroportet vijojnë të jenë të mbushur me qytetarë që duan të largohen nga vendi.

Vendet perëndimore kanë shtuar evakuuimet. Aeroplanët që mbanin qindra të evakuuar nga Kabuli mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore Britanike që mbante shtetas britanikë dhe stafin e ambasadës zbarkoi në një bazë ajrore në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.

Shtetet e Bashkuara thanë se me fluturimet e tyre ushtarake kishin evakuuar 3,200 njerëz nga Kabuli deri më tani, përfshirë 1,100 vetëm të martën.

Në Kabul, talebanët u përpoqën të flisinin me gjuhë pajtuese në konferencën e tyre të parë që nga “pushtimi” i rrufeshme që i bënë kryeqytetit afgan. Ata premtuan se do të respektonin të drejtat e grave “brenda kornizës së Islamit”, duke shprehur edhe dëshirën për marrëdhënie paqësore me vendet e tjera.

Njoftimet e talebanëve, të shkurtra në detaje, por që sugjeronin një linjë më të butë sesa gjatë sundimit të tyre 20 vjet më parë.

Sakaq, Presidenti i SHBA Joe Biden ka folur me kryeministrin britanik Boris Johnson për situatën në Afganistan. Të dy ranë dakord të zhvillojnë një takim virtual të udhëheqësve të G7 javën e ardhshme për të diskutuar një strategji dhe qasje të përbashkët.

Të dy udhëheqësit “diskutuan nevojën për një koordinim të ngushtë të vazhdueshëm midis aleatëve dhe partnerëve demokratikë në politikën e Afganistanit në vazhdim, duke përfshirë mënyrat se si komuniteti global mund të sigurojë ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme humanitare për refugjatët dhe afganët që do evakuohen”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë bisedës të së hënës udhëheqësit Biden dhe Johnson “vlerësuan trimërinë dhe profesionalizmin e personelit të tyre ushtarak dhe civil” të cilët po punojnë për të evakuuar qytetarët dhe aleatët e vendeve të tyre nga Afganistani. Vendimi i Presidentit amerikan Joe Biden, për t’iu përmbajtur marrëveshjes së tërheqjes së trupave ka ngjallur kritika të gjera në vend dhe midis aleatëve amerikanë.

/b.h

Next Post
EMRAT/ Arrestohen 6 shqiptarë në Angli, kapen me shtëpi bari, ‘marrin në qafë’ japonezen 73-vjeçare

EMRAT/ Arrestohen 6 shqiptarë në Angli, kapen me shtëpi bari, 'marrin në qafë' japonezen 73-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

SHBA rikthen fluturimet pas defektit në kontrollin ajror, por aeroportet vijojnë në kaos

November 14, 2026
Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

Rama mbledh Asamblenë, në diskutim emrat për bashkitë dhe ndryshimet në qeveri

November 14, 2026
A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In