• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Taksist dhe shpërndarës kokaine, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

by Java News
18/01/2018 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksist dhe shpërndarës kokainë në kryeqytet. Ky është rasti i një 38-vjeçari në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë nga policia duke shpërndarë drogë, ndërsa në makinë iu gjetën edhe 25 doza kokainë

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes në doza të vogla i lëndëve narkotike të forta.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Taksisti”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit Kokainë.

Personi i arrestuar shfrytëzonte profesionin e tij si taksist për shpërndarjen e lëndës narkotike, ku u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e “TEGUT”

Lëndën narkotike e shpërndante në zonën e Saukut dhe atë të Tiranës së Re.

Sekuestohen në cilësinë e provës materiale 25 doza Kokainë .

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuar dhe finalizuan me sukses operacionin “Taksisti”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

Klaudian Sina, 38 vjeç lindur në Peqin dhe banues në Tiranë , i dënuar më parë.

Shtetasi i lartpërmendur u kap në flagrancë në rreth-rrotullimin e TEGUT në këto rrethana:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Klaudian Sina, me mjetin tip Ford Focus me targa AA 782 EA, shpërndante lëndë narkotike të llojit Kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë, menjëherë është organizuar puna për kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, ku në rreth-rrotullimin e “TEGUT”, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë bllokuar automjetin në drejtim të së cilit ishte shtetasi Klaudian Sina si dhe katër pasagjerë të cilët kishin marrë si taksi .

Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda se cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, si dhe nje facolet brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale: 1 automjet dhe 2 telefona celularë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga neni 283 i Kodit Penal .

a.ç

Next Post
Ligji për gjuhën shqipe, qeveria e Maqedonisë: Keqardhje për vendimin e Ivanov

Ligji për gjuhën shqipe, qeveria e Maqedonisë: Keqardhje për vendimin e Ivanov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In