• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: Trajtim preferencial, do rriten çmimet

by A R
18/06/2024 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në një prononcim për mediat, nga hyrja e Gjykatës Kushtetuese, tha sot se taksimi i profesioneve të lira krijon pasiguri dhe trajtim preferencial.

Deklarata e Tabakut  vjen në një kohë kur në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet padia e depozituar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, por dhe grupe të shoqërisë civile, me të njëjtin objekt kërkese.

Tabaku u shpreh se taksa ndaj profesioneve të lira do të sjellë edhe rritje çmimesh.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është nisur me premisën për të mbrojtur punën. Koncepti kryesor qe po diskutojmë sot është se duhet të mbrojmë punën dhe shtresën e mesme dhe ato që punojnë. Ligji për Tatimet është ndryshuar 23 herë, ose 2.3 herë në vit, duke krijuar pasiguri nga njëra anë dhe trajtim preferencial për një grup që është duke u hequr nga taksat. Favore fiskale po bëhen për një grup që nuk janë mazhoranca e qytetarëve. 169 profesione të lira, ose 30 000 profesionistë janë duke paguar një trajtim të padrejtë. Efektet e taksës janë dhënë. Janë 11 000 biznese të mbyllura tashmë”, tha Tabaku.

Sipas saj, ky ligj është antikushtetues dhe ka trajtim preferencial. “Do të ketë efekt bumerang të rritjes së çmimeve. Ligji favorizon pakicën dhe godet shumicën. Ky ligj është fytyra e qeverisë, favorizimi i pakicës dhe taksimi i shumicës”, tha Tabaku.

“Kjo shtresë e shoqërisë duhet mbrojtur, duhet të ishte e privilegjuar dhe jo e diskriminuar. Nuk është argument që ka paaftësi në mbledhjen e taksave dhe rritim taksat. 30 000 profesionistët e lirë duhet të kuptojnë që kanë në krah grupin parlamentar të PD. Beteja jonë jo për kortezi, por për të mirën publike. Ne bëjmë maksimumin tonë për të denoncuar atë që është bërë me këtë taksë”, tha ajo.

/a.r

Next Post
6 qytetarë marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Misioni, ta çojmë Shqipërinë përpara

6 qytetarë marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Misioni, ta çojmë Shqipërinë përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In