• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Taksimi i ndershëm ndihmon qytetarët me të ardhura të ulta, fokusi i qeverisë tek pensionistët”

by A R
21/09/2023 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, në një intervistë për Vizion Plus ka folur mbi indesksimin e pensioneve dhe debatin për minimumin jetik të propozuar nga forcat opozitare.

Nga 1 tetori pensionet do indeksohen me 8.6 përqind por pyetja që lind është: Sa është kjo rritje në raport me inflacionin?

“Indeksimi i pensioneve vitin e kaluar u bë në dy hapa bnë prill dhe në tetor, edhe mbuloi më shumë se sa inflacioni tetor me tetor. Edhe këtë vit masa e indeksimit kalon më shumë se inflacioni tetor me tetor, kështu që kjo për mua është një nga ato llogaritjet që qeveria bën gjithmonë për të pasur në vëmendje pjesë të popullsisë së moshës së tretë, për t’i krijuar atyre mundësi më të mira më të shumta në sigurimin e shportës, konsumit që ata kanë”, tha ajo duke theksuar se ky indeksim i ndihmon ato në përballimin e kostos dhe rritjen e pensioneve.

A pritet të kemi edhe bonuse të tjera ndërkohë deri në fund të vitit për pensionistët?

“Përveç rritje së pensioneve sipas inflacionit, qeveria mendon vazhdimisht që pensionistët duhet të përfitojnë bonuse dhe në harkun kohor të 5 viteve të fundit, masa e bonuseve e subvencioneve sociale që i kanë kaluar moshës së tretë ka qenë rreth 310 milionë dollarë, duke filluar që nga bonusi i fundvitit duke vazhduar me bonusin e energjisë, duke pasur parasysh paketën e rezistencës numër 1, numër 2, që u bë vitin e kaluar, si dhe shpërndarjen e fitimit më të lartë, që përfituan firmat që merreshin me prodhim dhe shpërndarjen e energjisë elektrike”, thekson ajo. “Bonusi i fundit të vitit do të jetë patjetër pjesë e shpërndarjes, sepse është planifikuar pjesë e buxhetit të këtij viti”, shton ajo duke theksuar se pensionistët janë gjithmonë në vëmendjen e qeverisë.

Opozita por edhe lëvizje të reja politike kërkojnë minimumin jetik 200 euro: Sa realiste është kjo kërkesë?

“Minimumi jetik kërkon një matje statikore të vazhdueshme sipas disa standardeve që vendos në matje BE, së dyti ne bëjmë disa politika që synojmë të rrisim pagat si në sektorin publik, por edhe të iniciojmë në sektorin privat dhe së treti ajo që ne kemi menduar që në krye të herës është fakti që ne jemi për taksim të ndershëm, kështu me rritjen e pagës minimale dhe tavani i taksimit të ndershëm pëson ndryshime”, thekson ajo duke iu referuar edhe reformës në paga si dhe bonusit të bebeve.

Si qëndron indeksimi i pensioneve në raport me rritjen e pagës mesatare që pritet të arrijë 900 euro?

“Ato që janë me të ardhura të ulta po e rrisin mundësinë e tyre për të pasur nga rishpërndarja dhe ato që janë me të ardhura më të larta po paguajnë më shumë falë taksimit të ndershëm. Këto politika për taksim të ndershëm dhe të ardhura të mira do të jenë gjithmonë në fokusin tonë”, nënvizoi ajo.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Lufta/ Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

November 24, 2026
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

November 24, 2026
U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

U kap me armë në makinën e blinduar, edhe djali i “Mustaqekuqit” mes 4 të arrestuarve në Tiranë! Mes tyre gardisti dhe 2 ushtarakët

November 24, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

November 24, 2026
Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

November 24, 2026
Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

November 24, 2026
Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

November 24, 2026
Paralajmëron Spahiu: Nëse Berisha do keqpërdorë mesazhin e Ambasadës së SHBA, do ketë…

Juristi Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë në këmbim bashkimin me Çamërinë!

November 24, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Ministri Gonxhja: 17% e buxhetit do të shkojë për shtresat në nevojë!

November 24, 2026
Moti i keq/ Rëndohet situata në Tropojë, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri-Cernicë, bllokohet qarkullimi!

Moti i keq/ Rëndohet situata në Tropojë, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri-Cernicë, bllokohet qarkullimi!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In