• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Taksimi i gazit për konsumatorët do të rëndojë më tepër xhepat e shqiptarëve’

by
04/11/2021 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akciza 6 lekë për litër e gazit për konsum do të rëndojë më tepër xhepat e qytetarëve që e përdornin atë si burim energjie më të përballueshëm.

Eksperti i tregut të energjisë, Eduard Elezi për gazeta SI, thotë për se 70-80% e furnizimit me gaz nga konsumatorët është vetëm për përdorim shtëpiak dhe pak për qarkullim rrugor për makinat, që gjithashtu e përdornin për të kursyer. Tani gazi nuk është më një nga shërbimet e lira për konsumatorët, të cilët duhet të heqin dorë nga mallra të tjerë.

Në Paketën e Re Fiskale, gazi për konsum dhe ai për arsye të tjera përdorimi do të unifikohet nën një akcizë prej 6 lekësh për litër, duke nisur nga korriku 2022. Gazi për konsum momentalisht nuk taksohet, ndërsa ai për qarkullim rrugor ka një akcizë prej 8 lekë për litër.

Sipas Elezit, implementimi i gazsjellësit TAP në Shqipëri, do të duhet të sjellë gjithashtu edhe një sistem më kompleks dhe ndryshe. Shumë kompani që duan akses në shpërndarjen e gazit që vjen nga TAP, po aplikojnë për një licencë që t’ua mundësojë këtë. Atëherë, shteti shqiptar do të pranojë kushte të padëshirueshme.

“Rritja e tarifës së energjive në rajon ka ardhur për shkak të konflikteve të krijuara mbi gazin rus që shtrin shpërndarjen e vet në Europën Qendrore dhe problemi me njohjen e certifikatave të energjive të rinovueshme nga Anglia që dominon tregun botëror, por nuk i njeh më direktivat e BE-së që kur u largua nga ajo. Gjithashtu vendet aziatike po rrisin kërkesën për gaz të lëngshëm dhe kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e çmimeve në Europë”, thotë Elezi.

Lidhur me krizën energjitike të paralajmëruar në vend, Elezi e cilëson si krizë financiare për shkak të keqmenaxhimit dhe jo krizë energjitike.

“Ka energji, por nuk ka para. Në një treg të hapur KESH, OSHEE dhe bizneset e mëdha furnizohen direkt pa një treg të rregulluar. Këtu ka keqmenaxhim. Pse këto kompani nuk marrin dot borxh, por duhet t’ua garantojë shteti. Ku shkoi fitimi? Ku u investuan paratë? Çfarë u bë me to? Përgjegjësia i kalon Entit Rregullator që është direkt në varësi të qeverisë”, thotë Elezi.

Kriza energjitike u njoftua nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, më 3 tetor 2021. Ai tha se kjo krizë mund të sjellë rritje çmimesh, por jo shkëputje të energjisë.

Që nga mesi i vitit 2021, Furnizuesi i Tregut të Lirë ka blerë energji me tarifa më të larta së në bursë dhe blerjet e fundit 273euro për mëh. Në fillim të këtij muaji OSHEE kërkoi 70 mln euro borxh nga BERZH.

/b.h

Next Post
Reuters/ Autoritetet kolumbiane “çmontojnë” grupin e bosit të kokainës: Nga lidhja me baronin shqiptar të drogës, tek trafikimi drejt Shqipërisë

Reuters/ Autoritetet kolumbiane “çmontojnë” grupin e bosit të kokainës: Nga lidhja me baronin shqiptar të drogës, tek trafikimi drejt Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In