• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksimi i blerjeve online, MF i përgjigjet kritikave: Përafruam standartin me BE-në

by A R
19/08/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave informoi të premten se “ndryshimi i kufirit të pataksueshëm për blerjet online përafron standardin me Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit.

“Vendimi i qeverisë ndryshoi kufirin e pataksueshëm në doganë për dërgesat e mallrave me karakter jotregtar, të cilat kanë një vlerë të papërfillshme të përcaktuar në vendim, përkatësisht për blerjet online nga interneti në masën 22 Euro dhe për dërgesat nga një individ jashtë Shqipërisë pranë një individi në territorin shqiptar në masën 45 Euro. VKM ka hyrë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare në datën 3 Gusht 2016 dhe nuk ka fuqi prapavepruese”, deklaron Ministria e Financave.

Ndryshimi, sipas MF-së, “është bërë në përputhje dhe në përshtatje me rregullat e BE-së dhe konkretisht të Direktivës 2009/132/EC dhe Direktivës 2006/79/EC, në respektim të rregullave të konkurrueshmërisë në tregun rajonal, europian por edhe në tregun e brendshëm”.

“Në zbatim të parimeve bazë të aplikimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ky tatim është një tatim mbi konsumin që si i tillë, aplikohet mbi çdo mall që importohet në territorin e Shqipërisë. Në zbatim të këtij parimi si dhe për të evituar informalitetin në rastet kur dërgesat e tilla përdoren edhe për qëllime tregtare, të gjitha vendet e BE-së dhe rajonit kanë standardizuar rregullin duke rishikuar kufirin në jo më shumë se 22 euro”, vijon Ministria e Financave.

Lidhur me procedurën që do të ndiqet në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim dhe koordinim me Postën Shqiptare po zbardhin procedurat me qëllim thjeshtësimin e tyre në favor të qytetarëve. Kështu, Posta shqiptare do t’u mundësojë qytetarëve plotësimin e deklaratës doganore elektronikisht dhe arkëtimin e detyrimit doganor. Qytetarët mund ta kryejnë procedurën e zhdoganimit, pagesën dhe tërheqjen e objekteve postare pranë zyrave postare në qytetet ku ata banojnë

Në tabelën më poshtë renditen të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe kufiri përkatës (në rastet e vendeve me monedha të ndryshme, i ekuivalentuar në euro) ku shihet shumë qartë se edhe vendi ynë e ka harmonizuar këtë kufi me të gjithë vendet e tjera të BE-së dhe të rajonit.

Kufiri për përjashtimin nga TVSH për mallrat e importuara – vendet e BE:

Shteti Kufiri i pataksueshem (ekuivalent me monedhen vendase)
Austria 22 euro
Belgjika 22 euro
Bullgaria ~15.34 euro
Kroacia ~ 20.85 euro
Qipro 17 euro
Republike Ceke 22 euro
Danimarka ~10.75 euro
Estonia 22 euro
Finlanda 22 euro
Franca 22 euro
Gjermania 22 euro
Greqia 22 euro
Hungaria ~18.82 euro
Irlanda 22 euro
Italia 22 euro
Letonia 22 euro
Lituania ~21.72 euro
Luksemburgu 22 euro
Malta 22 euro
Hollanda 22 euro
Polonia 22 euro
Portugalia 22 euro
Rumania 10 euro
Spanja 22 euro
Sllovakia 22 euro
Sllovenia 22 euro
Suedi 22 euro
Mbreteria e Bashkuar ~19.23 euro

Rajoni
Kosova 22 euro
Maqedonia 22 euro

/ATA/a.m.

Next Post
Autobusi Tiranë-Sarandë pëson defekt në Fier, shoferi mban peng valixhet për lekët

Autobusi Tiranë-Sarandë pëson defekt në Fier, shoferi mban peng valixhet për lekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

October 28, 2026
Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

October 28, 2026
BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In