• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksë për tokën e lënë djerrë, Braçe debat me ministren Krifca: Si ndërmerrni një iniciativë ligjore pa të dhëna

by Java News
08/11/2022 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin e Ekonomisë deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i ka drejtuar 10 pyetje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës.

-Sa është sipërfaqja me tokë të punuar gjatë këtij viti? Sa është sipërfaqja me tokë të papunuar gjatë këtij viti?

-Sa është prodhimi bujqësor në sasi dhe vlerë, sa është prodhimi blegtoral në sasi dhe vlerë dhe sa është prodhimi nga sektori i peshkimit në sasi dhe vlerë?

-Sa janë eksportet në sasi e vlerë, të paktën për 9-mujorin e këtij viti. Eksportet bujqësore, blegtorale dhe nga prodhimi prej peshkimit, të gjitha në sasi e vlerë?

-Niveli i përpunimit të prodhimeve bujqësore në sasi e vlerë? Prodhimeve blegtorale në sasi dhe vlerë? Përpunimi pra?

-Sa është nevoja referuar dhe këtij viti për ujitje, në sasi uji, ndërkohë, sa është kapaciteti sot në metër kub që ne kemi për ujitje?

-Sa është buxheti për mbështetje të drejtë buxhetore për bujqit në 2022 dhe po prap në vitin 2023. Referuar shifrave që u dhanë këtu, sa është mbështetja për fermë që ne paguajmë në 2022, mesatarisht dhe sa do jetë kjo për vitin 2023

-Sa është vlera e paguar për naftën deri tani, në 2022 dhe sa do të jetë vlera që ne do të paguajmë për naftën gjatë 2023-it.

-Sa të punësuar me pagesë, ditore, javore, mujore, ka sot në bujqësi, blegtorie, peshkim, e përpunim?

-Sa është e ardhura mesatare e një punëtori sot në bujqësi, blegori e peshkim e përpunim?

-A ka bujq apo zotërues fermash, që janë debitor kundrejt ministrisë së bujqësisë? Nëse po, sa është vlera?

Në përgjigje, Ministjra Krifca tha: -Të dhënat që kërkon Braçe do ja u vëmë në dispozicion brenda vitit 2022

-Mbështetja në total 7.1 mld lekë në 2021, në 2023 7.2 mld lekë. Pra me rritje të lehtë.

-Eksportet: Në vlerë totale janë 328.4 mln euro nga janari në shtator 2022, blegtoria 2.2 mln lekë, 43.7 mln lekë peshkimi, bujqësia 140 mln lekë dhe agroindustria 142.5 mln lekë.

-Në lidhje me debitorët ndër vite që kanë qenë pjesë e skemave mbështetëse të AZHBR, agjencia ka trashëguar fondin kundër parti, të para viteve 90’, projekti i famshëm japonez. E gjithë shifra 2.1 mld lekë. Ajo që vlen të theksohet është se AZHBR që prej 2017, s’ka patur asnjë borxh të ri. Borxhi i mbajtur prej viteve ti kaloj agjencisë së krediteve.- tha Braçe.

Braçe reagoi më tej duke shtuar se:

‘Besoj se përgjigjet e pyetjeve që kërkova do pasqyronin angazhimin e Ministrisë dhe institucioneve të tjera… Pyeta për sa tokë punohet sot në Shqipëri dhe sa tokë nuk punohet sot në Shqipëri? Pasi ka dëgjuar një iniciativë lidhur me tokën e papunuar dhe natyrisht nëse shkohet në iniciativë ligjore pa të dhëna konkrete, sipërfaqja e tokës së punueshme është dinamike, është sipas ciklit të prodhimit, sipas stinëve dhe sipas nevojës dhe duhet të jetë dinamikë e një pune të përditshme.

Pyeta për prodhimin bujqësor, e blegtoral, peshkimit, pasi lidhet dhe me nevojën e konsumit brenda vendit, sidomos kur çmimet për mishin dhe peshkun brenda kanë një peshë të konsiderueshme në inflacionin që të gjithë qytetarët shqiptarë po paguajnë.

Pyeta për eksportet, bujqësore, blegtorale, peshkimi e agro përpunimi, pasi është një kontribut i jashtëzakonshëm për tregtinë e jashtme. SA kohë që çmimet në të gjitha tregjet janë rritur, pse të mos marrim dhe ne një pjesë të të ardhurave nga këto çmime të rritura.’- tha Braçe.

/s.f

Next Post
“Do të heqë shumë Shqipëria?”/ Gazetari Artan Hoxha publikon videon: Çfarë ka bërë, ç‘gjynahe paguan?

'Roli i izraelitëve', Artan Hoxha: Bastet e Ervis Martinajt dhe Call Center-at mbajtën me para...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

September 13, 2026
Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

September 13, 2026
Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

September 13, 2026
Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

September 13, 2026
VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

September 13, 2026
Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, le të punësojnë amerikanë -

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë këtë vit, çmimi i gazit “do të bjerë si shkëmb”

September 13, 2026
22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

September 13, 2026
Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

September 13, 2026
Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

September 13, 2026
“Jam rritur me Shqiptarët”, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare -

Jam rritur me Shqiptarët, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare –

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com