• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksë e sheshtë varfëruese apo taksim i drejtë progresiv?

by Arben Ahmetaj
29/01/2021 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Ahmetaj

Dyfishim i të ardhurave për frymë…pa afat. Si projekti i tramit…. në kalenda…

Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore – gënjeshtër? padituri?..apo një skemë për t’i lënë shqiptarët pa pension.

Pra, një program “futja kot, se dhe po na besuan, fajin e kanë vetë”

Ja çfarë na thanë në pseudo-programin e tyre:

1.Do vendosin taksë të sheshtë 9% mbi të ardhurat nga paga – pra, rritje takse për të gjitha pagat deri në 100 mijë lekë/muaj; taksë varfëruese për 94.5% të të punësuarve; ulje taksash për vetëm 5.5% të tyre!

Një qytetar me pagë 35 mijë lekë/muaj, paguan tatim:

  • 1% – me taksën e drejte progresive
  • 9% – me taksën e sheshtë. I rritet tatimi mbi të ardhurat me 31 mijë lekë më shumë në vit; praktikisht shteti i merr nga xhepi një pagë mujore në vit.

Një qytetar me pagë deri 35-40 mijë lekë/muaj, paguan tatim:

  • 2.6% – me taksën progresive
  • 9% – me taksën e sheshtë. I rritet tatimi 280 USD më shumë në vit.

Po kë lehtëson taksa e sheshtë 9%?

Një qytetar me pagë të lartë 200-300 mijë lekë në muaj, paguan:

  • 13.6% tatim – me taksën progresive
  • 9% tatim – me taksën e sheshtë. I ulet tatimi me 1850 USD/vit.

E dini sa i kursen taksa e sheshtë 9% një bankieri, drejtuesi koorporate, apo punonjësi me pagë 300-400 mijë lekë/muaj? 11.600 USD në vit. Me taksën varfëruese të sheshtë 9%, maja e piramidës së pagave, përfiton në total ulje taksash 150 milionë lekë/muaj.

2.Do të ulin tatimin mbi të ardhurat e kompanive nga 15% ne 9% – pra, 10 mijë biznese të mëdha të përfitojnë në kurriz të 100 mijë bizneseve të vegjël!

Me taksën e sheshtë 9%, i kursejnë 10 mijë kompanive të mëdha rreth 14.5 miliardë lekë.

Me taksën e drejtë progresive, në 8 vitet e fundit, taksat e biznesit të madh janë rritur 460% krahasuar me 2013.

3.Vendosin tatimi 0,5% të xhiros për bizneset e vogla – 20 milionë dollarë në kurriz të biznesit të vogël, 100 mijë biznese që sot paguajnë 0 TAKSA!

4.Ulja e taksës se qarkullimit me 20 lekë nga çmimi i karburanteve dhe 4 lekë TVSH, 24 lekë/litër  – nëse llogarisim që konsumi vjetor i karburanteve është rreth 480 mijë ton, efekti në buxhet i kësaj mase do të ishte -14,4 miliardë lekë, ose një rënie me 5% e të ardhurave vjetore nga Tatimet dhe Doganat.

5.Ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18% – Të ardhurat vjetore nga kontributet e sigurimeve shoqërore do të uleshin në 64 miliardë lekë, ose 23 miliardë lekë më pak nga sa arkëtohen sot. Kjo është skema “t’i lemë shqiptarët pa pensione”!

Next Post
Përmbytjet në Shkodër/ Ademi këmbëngul: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. 250 banesa të rrethuara nga ujë

Përmbytjet në Shkodër/ Ademi këmbëngul: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. 250 banesa të rrethuara nga ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com