• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksat që do të paguajnë qytetarët në 2018 për makinat, pronat e turizmin

by Java News
26/10/2017 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qeveria ka gati paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Publikohet i plotë draftin me ndryshimet e taksave që do të zbatohen pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, duke nisur nga taksa e pronës, paketa favorizuese për turizmin, rritja e akcizës së cigareve dhe rritja e pragut për makinat që paguajnë taksën e luksit. Me paketën e re, qeveria zeron tarifat doganore për mallrat e importit që kanë të bëjnë me fushën e teknologjisë.
TAKSA E PRONËS
Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, taksa e shtëpive do të llogaritet në përqindje mbi vlerën e tregut të shtëpisë. Projektligji për taksat vendore përcakton se për shtëpitë taksa do të jetë 0,05 për qind, ndërsa për biznesin 0,15 për qind. Në relacionin e projektligjit shpjegohet se për shtëpitë taksa e re do të llogaritet mbi çmimet referencë fiskale që përdorin hipotekat.“Këshilli i Ministrave miraton çdo vit kostot mesatare të ndërtimit të ndërtesave të aplikuara nga Enti Kombëtar i Banesave. Kjo bazë e mirë të dhënash është aktualisht në dispozicion të institucioneve shtetërore dhe e përdorshme për përcaktimin e vlerës së tregut të ndërtesave.Pas miratimit dhe zbatimit të ligjit ‘Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme, ndërtesat në Republikën e Shqipërisë janë të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me vlerën e tregut. Miratimi i këtij ligji ishte gjithashtu një hap i rëndësishëm për taksimin mbi vlerën e tregut”, thuhet në relacion.
TURIZMI
Me paketën e re fiskale, TVSh-ja e turizmit 6 për qind do të shtrihet në të gjitha shërbimet që ofrojnë hotelet me 4 dhe 5 yje, të cilat do të fitojnë status special, sipas kritereve të organizatës botërore të turizmit. Po ashtu, hotelet me 4 dhe 5 yje do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe 10 vjet nga tatim mbi fitim.“Përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 yje ose 5 yje, me ‘status special’, sipas përcaktimit në legjislacionin përkatës për fushën e turizmit.Strukturat akomoduese ‘Hotelet me 4 dhe 5 yje, status special’, përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special”, thuhet në relacionin e projektligjit për tatimin mbi të ardhurat.
MAKINAT
Qeveria ndryshon taksën për makinat e luksit. Me paketën e re fiskale, taksa e makinave të luksit do të paguhet deri te makinat me kapacitet vendesh 6+1. Aktualisht, kjo taksë paguhet për makinat me kapacitet vendesh deri në 4+1, të cilat plotësojnë të paktën një nga kriteret, cilindratë të barabartë ose më të madhe se 3000 cm³, ose vlerë çmimi të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë.Në relacionin e projektligjit shpjegohet se ndryshimet vijnë për shkak të modifikimit të makinave që bëjnë shoferët për të shmangur taksën. “Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, janë rreth 909 autovetura të regjistruara aktualisht, me kapacitet 6+1, të cilat u janë nënshtruar modifikimeve për arsye të evitimit të kësaj takse. Efekti negativ në buxhetin e shtetit është 19.000.000 lekë nga mostaksimi i këtyre automjeteve, të cilat duhet të konsiderohen makina luksi. Për këtë qëllim, propozohet me anë të këtij ligji rritja e kapacitetit të vendeve, nga 4+1 në 6+1”, thuhet në relacion.
CIGARET
Akciza për cigaret vitin e ardhshëm do të rritet 100 lekë për 1000 copë. Aktualisht, akciza e cigareve për 1000 copë është 5,750 lekë. Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, akciza për cigaret do të jetë 5,850 lekë për 1000 copë. Ndryshimet janë sipas ligjit të akcizave, ku parashikohet rritje 100 lekë çdo vit deri në 2021. Në relacionin e projektligjit shpjegohen arsyet e rritjes. “Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata, si produkt me efekte negative në shëndet, duke rritur çmimin e shitjes së tyre”, thuhet në relacion./Panorama
ma.me
Next Post
Mihajloviç: S’ka më demokraci te Torino, kujtoja se flisja me burra

Mihajloviç: S’ka më demokraci te Torino, kujtoja se flisja me burra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In