Juristi Kreshnik Spahiu analizoi në një intervistë për Euronews Albania rritjen e shpenzimeve të shqiptarëve, ndërsa tha se çdo shqiptar duhet të paguajë 300 euro në vit për një banesë.
“Nga nesër shqiptarët do të jenë më të varfër sepse në vit, vetëm me ligjin aktual, shteti do t’ju vjelë atyre 200 milionë euro taksa të një prone të cilën ata e kanë gëzuar nga babai, e kanë blerë, nga gjyshi, me pronë, me trashëgimi, me durim apo me blerje.
Për këto arsye, një ligj tërësisht në mungesë të transparencës, i pajustifikueshëm edhe për shërbimet që i ofrohen qytetarëve, nuk mundet apriori të trefishohen. Të trefishohet për shtëpitë kur ata banojnë sepse për shtëpitë e dyta apo shtëpitë e plazhit taksa shkon më lart se tre-fish.
Shqiptarët duhet të kuptojnë se pas kësaj jo vetëm që xhepat e tyre do të rëndohen, por dhe kosto e jetesës në çdo cep të Shqipërisë do të jetë e vështirë. Jo vetëm kaq, por ligji është diskriminues,” – u shpreh Spahiu./m.j