• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa të reja për 61 bashkitë, ja si ndryshon sistemi fiskal vendor

by S M
16/03/2017 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të 61 bashkitë e vendit do të ndryshojnë rregullat për taksat por dhe administrimin e pushtetit vendor. Qeveria ka miratuar një projektligj, në të cilin përcaktohen detyrat e reja të administratës vendore por dhe detyrimet e banorëve. Sipas këtij projektligji njësive të vetëqeverisjes vendore u garantohet e drejta për krijimin e të ardhurave në mënyrë të pavarur dhe e drejta për të përfituar transfertë të pakushtëzuar nga buxheti i shtetit, e cila ndahet sipas kritereve të përcaktuara në ligj. Njësive të vetëqeverisjes vendore u garantohet e drejta për të përfituar nga ndarja e të ardhurave nga taksat kombëtare dhe tatimet, të cilat ndahen sipas kritereve të përcaktuara në ligj, raporton Shekulli.
Taksat
Cilat janë taksat që duhet të paguajnë qytetarët apo bizneset në llogari të bashkive? Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtë të administrojnë taksat vendore sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi ndërsa janë të paktën 7 taksa, për të cilat çdo bashki cakton shumat përkatëse. Në rend sipas projektligjit janë;
taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin si dhe mbi transaksionet e kryera me to; taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja; taksa vendore mbi veprimtarinë e shërbimit hotelier; taksa e tabelës; taksa vendore të përkohshme, të cilat vendosen sipas mënyrës së parashikuar në ligj;taksa vendore mbi veprimtarinë ekonomike të biznesit të vogël; taksa vendore mbi të ardhurat vetjake, taksa mbi të ardhurat e krijuara nga dhuratat, trashëgimitë, testamentet ose lotaritë vendore.
Po ashtu, këshilli njësisë së vetëqeverisjes vendore ka të drejtë të vendosë taksë të përkohshme për ofrimin e shërbimeve dhe të investimeve publike specifike, për një periudhë të caktuar kohore. Vendosja e taksës së përkohshme paraprihet nga hartimi i planit, që përmban, të paktën, përcaktimin e shërbimit apo investimit specifik që financohet nga taksa e përkohshme; kohëzgjatjen e taksës së përkohshme, e cila nuk mund të zbatohet për më shumë se tre vjet nga hyrja në fuqi, dhe shumën totale e vjetore të të ardhurave që pritet të mblidhen si dhe koston dhe afatet e kryerjes së shërbimit e investimit, përfshirë pjesën që financohet nga taksa e përkohshme dhe nga burime të tjera, përfshirë edhe pjesën e financimit nga buxheti i bashkisë.

Next Post
Deklarata e Guardiolas pas eliminimit: Jemi ende pa përvojë

Deklarata e Guardiolas pas eliminimit: Jemi ende pa përvojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In