• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Taksa/ SHBA paralajmëron seriozisht Kosovën, Haradinaj nuk zmbrapset

by Java News
13/02/2019 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Letra nga Amerika për liderët kosovarë, ku kërkohej pezullim i menjëhershëm i taksës, ka mbledhur krerët e shtetit. Por, vendimi për taksën as pas këtij paralajmërimi, behet e ditur se nuk do të hiqet. Ishte kryeministri Ramush Haradinaj që pak takimit që pati me presidentin, kryeparlamentarin e ministrat, deklaroi se lut Amerikën që t’i kuptojë, duke thënë se masa nuk hiqet deri në njohje.

Presidenti Hashim Thaçi, krye parlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, gati të gjithë ministrat u mblodhën mbrëmë në njërin nga restorantet e Prishtinës me ftesë të Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj. Aty u diskutua për paralajmërimet që po vijnë nga shtetet mike të Kosovës, për heqjen e taksës për 100% për të gjitha produktet serbe e boshnjake, pak pasi që në opinion doli edhe letra e Zëvendës Asistentit të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer.

Në këtë letër, dërguar tre krerëve të shtetit, saktësohej se vazhdimi i masës ndaj Serbisë e Bosnjës do të thotë minim i bashkëpunimit me SHBA’në. Matthew ka shkruar se si fillim është anuluar vizita e planifikuar e Gjeneralit Orr, duke thënë se kjo ka ndodhur pas veprimeve të padobishme të qeverisë.

“Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen”, shkruhet në letër.

Pas këtij paralajmërimi, liderët u mblodhën për të darkuar në njërin nga restorantet e Prishtinës. Nga aty i pari doli presidenti Hashim Thaçi që nuk pranoi të flas për media. Pas tij, ishte kryeministri Haradinaj që bëri të ditur se nuk kanë ndryshuar mendim për taksën dhe se ajo nuk do të hiqet deri në njohje nga Serbia.

“Kam pasur takim me ambasadorin me Philip Kosnettt për të cilin kam respekt dhe është diplomat i zoti, ai ka qenë shumë i saktë i ka sugjeruar Kosovës që të pezullohet taksa dhe njëkohësisht ka paraqitur edhe këtë letër që vjen për tre udhëheqësit e Kosovës, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe presidentin. Unë kam pas rastin që ti them. Taksa nuk u vendos në lidhje me Amerikën as zhvillimet e fundit në dialog, që 20 vjet në konflikt i ngrirë jemi lodhë dhe kërkojmë një finale Kosovë-Serbi, kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Haradinaj, duke shtuar se e lut Amerikën që t’i kuptojë në këtë rast, raporton Express.

“Edhe unë jam me u hekë taksa jo mu pezullu, por me u lidh me njohjen. Qëllimi është me sjellë një situatë të marrëveshjes me Serbinë. E lus vendimmarrësit në Amerikë që të na kuptojnë se nuk mundem me ju nënshtrua më Serbisë, që Serbia me ba hajgare”, shtoi Haradinaj.

/a.meta

Next Post
Risia e ceremonisë Oscar, 4 çmime nuk do të shihen

Risia e ceremonisë Oscar, 4 çmime nuk do të shihen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

September 17, 2026

Kishte shkuar në Velipojë për pushime, humb jetën i moshuari nga Kosova

September 17, 2026
Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

September 17, 2026
Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

September 17, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

September 17, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju

September 17, 2026

Nga 446 mijë në 511 mijë lekë/ Sa paguhen sot magjistratët dhe çfarë kërkojnë KLGJ e KLP

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

“Lufta e tyre ishte për çlirim”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët, dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com