• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa për Rrugën e Kombit, Shqipëria me tarifën më të lartë në Evropë

by A R
26/03/2018 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tarifat që priten të aplikohen qysh këtë javë në rrugën e Kombit janë më të lartat në Europë. Portali europian http://www.tolls.eu jep të dhëna të detajuara për të gjitha tunelet, urat dhe autostradat që janë kundrejt pagesës ne Europë. Siç shihet edhe nga renditja Shqipëria ka nivelin më të lartë të tarifave të vendosura ndaj një investimi publik vetëm për mirëmbajtje, me 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët.

Sipas informacioneve zyrtare, Austria merr taksë për rrugët me pagesë mesatarisht 0.5 euro në ditë për një veturë dhe 0.9 euro për një kamion.

Në Maqedoni pagesa varion 0.9  euro në ditë për veturat në 2.5-3.5 euro për kamionët.

Ndërsa në Tuneli Prado-Carénage, në Francë kërkon një tarifë 2.8 euro për vetura dhe 3.2 euro për kamionët. Në Turqi Ura Sulltan Selim mbi ngushticën e Bosforit aplikohet pagese për veturat 1.7 euro në ditë dhe për kamionët 2.3 euro. Në Moldavi veturat paguajnë 0.5 euro në ditë dhe në Rumani  0.4 euro në ditë.

Këto çmime funksionojnë për investime të bëra kryesisht nga privatët, të cilët nëpërmjet taksave nxjerrin paratë e investimit. Ekspertët nga Drejtoria e Përgjithshme të Rrugëve pohojnë se zakonisht për mirëmbajtje tarifat në maksimalen e tyre janë 2.5 euro për 100 kilometër. Ndërsa kontrata e mirëmbajtjes për rrugën e Kombit është vetëm për aksin, Milot- Morin që është 101 kilometër.

Tarifa më të larta koncesioni aplikohet për tunelet në Itali që lidhin zonat turistike të Mont Blanc, që janë zona turistike që japin më shumë se dy versione për lëvizje.

Rruga e Kombit e është një investim publik që i ka kaluar të 1 miliardë euort, teksa koncensioni i saj do të funksionojë vetëm për mirëmbajtjen. Ekspertët pranë koncorciumit Catalyst që do të menaxhojë koncesionin pohojnë se tarifa është e lartë për shkak të lëvizshmërisë së ulët. Por tarifa gjithashtu rrezikon të kthehet në bumerang për trafikun dhe të ulë më tej lëvizjet e makinave në autostradë.

Edhe nëse trafiku bie koncesionari Catalyst e ka transferuar rrezikun tek qeveria, e cila ka marrë përsipër në kontratë të kompensojë pagesat për trafikun e munguar ( nen minimumin 6-7 mijë automjete në ditë).

Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë koncesionarin në 13 vitet e para të paktën 65 milionë euro, si subvencion për trafikun e munguar.

Nëse edhe pas vënies së pagesës trafiku është mbi minimumin 7 mijë automjete ne ditë, fitimi i kompanisë do të ndahet 50 % me qeverinë.

Aplikimi i taksës në rrugën e Kombi është shumë e lartë sidomos për mjetet e transportit të mallrave. Bashkë me pagesën 20 euro për skanimin në doganë që është një taksë ekstra që nuk aplikohet në asnjë vend të Europës, pagesa prej 22,5 eurosh në rrugën e Kombit do të zhvlerësojë tërësisht tregtinë me Kosovën dhe më tej nëpërmjet kësaj autostrade. 43 euro është një kosto e lartë për bizneset, të cilët do të shohin mundësi të reja tranzitimi.

Mirëmbajtja në Rrugën e Kombit është dhënë për një afat 30-vjeçar. Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj./Monitor/a.m.

Burimi: Tolls.eu

Burimi: Tolls.eu

Burimi: Tolls.eu

Burimi: Tolls.eu

Next Post
Ndikimi i rrjeteve sociale te mendimet tona

Ndikimi i rrjeteve sociale te mendimet tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In