• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksa ndaj Serbisë/ Koçijançiç: Pengon Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE

by Java News
06/04/2019 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, ka përsëritur edhe një herë kërkesën e Bashkimit Evropian (BE) që autoritetet kosovare të pezullojnë menjëherë taksën e vënë ndaj mallrave nga Serbia, duke tërhequr vëmendjen se kjo tarifë pengon Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ndërsa nuk deklarohet për njëanshmërinë e BE-së.

Kocijançiq, në një intervistë për KosovaPress ku ka folur edhe për rolin e ekipit negociator në dialog dhe liberalizimin e vizave, ka kërkuar nga të dyja vendet që të sigurojnë një ambient të favorshëm për dialogun.

Ajo thotë se BE-ja pret që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të angazhohen menjëherë ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre evropiane.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka për qëllim të promovojë bashkëpunim dhe pajtim mes të dy palëve, t’i ndihmojë ato që të shënojnë progres në rrugën evropiane dhe të përmirësojnë jetët e popujve. Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen menjëherë ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre evropiane”, thotë ajo.

Duke folur për situatën e brishtë që është krijuar tash e një kohë, ajo thotë se vendimi i autoriteteve kosovare i nëntorit të vitit të kaluar për të vendosur tarifa ndaj produkteve të importuara nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nuk ka ndihmuar në krijimin e ambientit të nevojshëm për vazhdimin e dialogut.

“Siç është thënë vazhdimisht, Bashkimi Evropian së bashku me shtetet anëtare dhe SHBA-të i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës t’i pezullojë menjëherë tarifat në mënyrë që të lejojë vazhdimin e shpejt të dialogut. Status quo-ja nuk është opsion dhe nuk ka opsion për vazhdimin e menjëhershëm të Dialogut mes palëve. Tarifat, jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e dialogut, por edhe në rrugën e integrimeve evropiane të Kosovës”, thekson ajo.

Ajo ka thënë se BE-ja mirëpret përfshirjen e ekipit negociator, si përkushtim të palës kosovare në normalizimin e procesit të dialogut. Teksa nuk ka dashur të komentojë rreth qëndrimeve të palëve në dialog.

E pyetur nëse iu është bërë padrejtësi në lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës, si qytetarë evropianë, Kocijançiç thotë se i takon Parlamentit dhe Këshillit Evropian të miratojë propozimin e Komisionit për udhëtim pa viza.

“Komisioni e ka prezantuar propozimin për heqjen e vizave për Kosovën në vitin 2016, me kuptimin se deri në ditën e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, Kosova do t’i ketë ratifikuar dy kritere të pazgjidhura: Ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe Forcimi i dhënave të saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha standardet e kërkuara. Tashmë i takon Parlamentit dhe Këshillit Evropian të miratojnë propozimin e Komisionit për t’i mundësuar qytetarëve të Kosovës udhëtim pa viza”, thotë ajo.

Derisa Serbia po vazhdon të bëjë propagandë kundër Kosovës, duke penguar edhe anëtarësimin në INTERPOL, lobon kundër tërheqjes së njohjeve nga vendet që na kanë njohur ndërsa askush nuk po e parandalon atë, zëdhënësja e BE-s thotë se të dyja vendet duhet të sigurojnë një ambient të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga veprimet që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit..

Megjithëkëtë, Kocijançiq, ndonëse e pyetur, nuk potencon nëse do të duhej të kishte rezultat më të mirë dialogu Kosovë-Serbi.

Ndryshe, Serbia vazhdon të paraqesë dëm të madh për popullin e Kosovës. Vetëm vitin që shkoi, ky shtet ka ndalur dhjetëra qytetarë në kufirin në Merdar, ndërkohë që ata që lejohen të kalojnë nga Kosova duhet të paguajnë tabelat provizore, derisa nuk u njihen as dokumentet dhe pajisen me fletë të posaçme për hyrje në kufi.

E përkundër kësaj, BE-ja vazhdon të bëjë presion mbi palën kosovare për pezullimin e taksës, duke mos dashur të deklarohet nëse po tregohet e njëanshme në këtë mes.

Next Post
FOTO /Rike Roçi i jep fund lidhjes 10-vjeçare me muzikantin dhe zbulon dashurinë sekrete

FOTO /Rike Roçi i jep fund lidhjes 10-vjeçare me muzikantin dhe zbulon dashurinë sekrete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com