• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa e Rrugës së Kombit, bizneset e Kosovës mund t’i bien nga Maqedonia

by Java News
14/09/2018 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendosja e taksës për qarkullim në autostradën “Rruga e Kombit” nga autoritete e Shqipërisë, ka ngjallur reagime të shumta te komuniteti i biznesit, sipas të cilëve kjo do ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas vendimit cili pritet të hyjë në fuqi më 17 shtator të këtij viti, të gjithë ata që udhëtojnë në “Rrugën e Kombit”, në pjesën e Shqipërisë, e cila është e gjatë 114 kilometra, për kalim në dy drejtime do të paguajnë tarifat për veturë 5 euro, autobusë dhe kamionë më peshë më të vogël, 11.2 euro, për kamionët e mesëm 16.2 euro dhe për kamionët e rëndë 22.5 euro.

Autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën ishte lëshuar në qarkullim në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova përfundoi ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova” në vitin 2013.

Një nga kompanitë nga Kosova që për çdo ditë qarkullon në këtë autostradë është kompania e derivateve të naftës “AL – Petrol”. Menaxheri financiar i kësaj kompanie, Aziz Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se taksa është shumë e lartë dhe mund të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të produktit.

“Ajo që ne kemi kërkuar nga përfaqësuesit e Shqipërisë dhe së fundmi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, ka qenë një zbritje ose një pagesë më e pranueshme për bizneset kosovare. Ose të jetë ajo që po aplikohet për banorët e Kukësit me rrethinë dhe mos të jetë taksë e njëjtë si për bizneset kosovare, si për bizneset tjera që e shfrytëzojnë ‘Rrugën e Kombit’ për shërbim ose bërje biznesi”, thotë Berisha.

Sipas vendimit të autoriteteve shqiptare, për përdoruesit e shpeshtë të autostradës, është parashikuar që për ata që realizojnë nga 10 deri në 30 kalime në muaj, zbritje në masën 10 për qind, mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, zbritje 20 për qind, kurse për mbi 50 deri në 60 kalime në muaj zbritje deri në 30 për qind.

Shqetësimin me çmimin e përcaktuar, në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) kanë shprehur sidomos bizneset që shfrytëzojnë “Rrugën e Kombit” për transport të derivateve, mallrave dhe agjencitë e udhëtimit.

Në një komunikatë për media të OEK-ut thuhet se vetëm gjatë një ditë nga 15 deri në 30 autobote të kompanive të derivateve të naftës shkojnë në Shqipëri dhe anasjelltas, e që gjithë kjo do rezultonte me shifër të papërballueshme financiare.

Për këtë, Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në riaktualizim të çështjes, në mënyrë që bizneset e Kosovës mos të kërkojnë alternativa tjera për transportin e mallrave, sidomos tashmë kur është në përfundim e sipër autostrada “Arbën Xhaferi”, që lidh Prishtinën më Shkupin.

Autostradat miliardëshe të Kosovës
Edhe Berisha nga Al -Petrol, pohon se nuk përjashtohet mundësia e shfrytëzimit të alternativave tjera për transportin e produktit.

“Realisht, alternativa tjera do jenë të obligueshme jo vetë, për biznesin tonë por edhe për gjithë bizneset tjera, për shkak se taksa e rrugës ndikon direkt në çmimin e produktit. Pastaj në rast se kemi furnizime më të lira në rajon, ne do të shikojmë alternativa të ndryshme”, thotë Berisha.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, e konsiderojnë të lartë çmimin për taksën rrugore dhe thonë se për këtë vendim, autoritet shqiptare nuk janë konsultuar më autoritet në Prishtinë, pavarësisht faktit se frekuentimi i më i madh për në Shqipëri është i qytetarëve dhe bizneseve nga Kosova.

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga muaji maj i kanë dërguar shkresë zyrtare,ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Demian Gjiknuri, por deri më tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje.

“Mirëpo, kjo taksë atakon drejtpërdrejtë qytetarët e Republikës se Kosovës, sepse frekuentimi më i madh i ‘Autostradës së Kombit’ është pikërisht nga qytetarët e Republikës se Kosovës. Nëse thirremi ne se është ‘Autostradë e Kombit’, atëherë për cilin komb po flitet, dhe realisht nuk janë marrë për bazë kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve tanë”, thotë Kadriu.

Qeveria e Shqipërisë, një vendim për zbatimin e taksës rrugore e kishte marrë në muajin prill, por që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kishte pezulluar taksën për shkak se kjo taksë ishte kundërshtuar me anë të protestave nga qytetarët e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët thanë se tarifa është shumë e lartë.

Sipas shifrave zyrtare, vetëm në vitin 2017 në kufirin me Shqipëri janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje dhe dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve.

/b.d

Next Post
PD: Lojërat e fatit u shumëfishuan

PD: Lojërat e fatit u shumëfishuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In