• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa e Rrugës e Kombit/ A mund të tërhiqen bizneset e Kosovës nga importet shqiptare

by Java News
01/04/2018 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç duket vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për vendosjen e pagesës për Rrugën e Kombit ka qenë e ngutshme.

Ky vendim ka nxitur shumë debate në Kosovë dhe në Shqipëri. Kundërshtimi kryesor ka të bëjë me çmimin e lartë të kësaj pagese.

Sipas vendimit, në pjesën e Shqipërisë e cila është e gjatë 114 kilometra, për kalim në dy drejtime do të paguajnë tarifën e cila fillon nga 2.5 euro për motorët, 10 euro për veturat, deri në 45 euro për kamionët e tonazhit të rëndë.

Kjo ka irrituar jashtëzakonisht bizneset e Kosovës që tash e një kohë importojnë produkte të ndryshme nga Shqipëria duke hequr dorë nga ato nga Serbia. Këto biznese ditë më parë kanë organizuar një protestë me kamionë në autostradë.

Ata thonë se nëse do të vazhdojë tarifimi i rrugës me këtë çmim, do të detyrohen që të ndërpresin importimin e produkteve nga Shqipëria dhe të shohin mundësinë e importimit nga vendet fqinje.

Kamionët e disa bizneseve nga Kosova qarkullojnë dhjetëra herë brenda një ditë në Rrugën e Kombit, dhe kostoja vjetore e tyre kalon mbi 1 milion euro.

Sipas njohësve të fushës së ekonomisë, në këtë pikë ka dështuar qeveria shqiptare që të bëjë llogaritë. Sipas tyre, parashikimi i fitimit të disa miliona eurove përmes kësaj tarife mund t’i kushtojë ekonomisë së Shqipërisë me humbjen e më shumë milion eurove nëse bizneset kosovare ndalojnë importimin nga Shqipëria, ndërsa parashikohet që të ketë ndikim edhe në uljen e numrit të turistëve.

Nga kjo tarifë janë “goditur” edhe qytetarët e pjesës veriore të Shqipërisë, pjesë kjo që konsiderohet të jetë më e varfra. Banorët e këtyre zonave kanë protestuar të shtunën kundër kësaj tarife duke u përleshur me policinë dhe duke djegur pikat që ishin ndërtuar për marrjen e saj.

Çmimi i tarifës është kundërshtuar edhe nga krerët  e shtetit të Kosovës. Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj kanë deklaruar se së pari duhet që rruga të përfundohet e pastaj të vendoset taksa.

Për këtë çështje edhe ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka dërguar një shkresë zyrtare homologut të tij, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Demian Gjiknuri.

Lekaj ka thënë se tarifa aktuale është mjaft e lartë dhe se ai ka marrë shumë ankesa nga ana e qytetarëve të cilët kanë deklaruar se kjo tarifë mund të jetë pengesë për frekuentimin më të shpeshtë të Shqipërisë.

Lekaj ka deklaruar se ka pasur ankesa të shumta edhe nga përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës dhe se ka kërkuar një takim më homologun ministrin Gjiknuri, që të bisedohet dhe të shihet se a ka mundësi të diskutohet kjo tarifë dhe të zbritet.

Autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën ishte lëshuar në qarkullim në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova përfundoi ndërtimin e autostradës në vitin 2013.

Sipas shifrave zyrtare vetëm në vitin 2017 në kufirin me Shqipëri janë regjistruar mbi 2 milionë hyrje dhe dalje të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e produkteve të cilat importohen nga Shqipëria në vit kapin vlerën e mbi 99 milionë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri janë vetëm 15 milionë euro.

Ndryshe, përveç tarifës rrugore që ka vendosur shteti i Shqipërisë edhe shteti i Kosovës do të vendosë një tarifë të tillë për pjesën e autostradës së Kosovës. Kjo shumë pritet të jetë simbolike dhe do përputhet më kushtet ekonomike të qytetarëve të Kosovës.(tesheshi)

 

Next Post
Orikum/ Policia bllokon gomonen me 600 kg kanabis, që përgatitej drejt Italisë

Orikum/ Policia bllokon gomonen me 600 kg kanabis, që përgatitej drejt Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In