• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksa e re e shtëpive, kategoritë e pensionistëve që nuk do ta paguajnë

by Java News
18/11/2017 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pensionistët kryefamiljarë dhe familjet me ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë taksën e re të shtëpive. Lajmin e mirë e dha Kryeministri Edi Rama në seancën e Kuvendit për miratimin e buxhetit dhe paketës fiskale 2018, ku paralajmëroi zerimin e taksës për dy kategoritë. Kryeministri Rama tha se vendimi për përjashtimin nga taksa e dy kategorive konsolidon politikën e qeverisë për të mos rënduar të varfrit.

“Një tjetër ndryshim i rëndësishëm fiskal është mënyra e taksimit të ndërtesës, pasi kalohet nga taksa e sheshtë në një taksë që bazohet në vlerën e pronës. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme të nënvizohet iniciativa për zerimin e taksës së ndërtesës për pensionistët kryefamiljarë dhe për familjet në ndihmë ekonomike. Është një hap tjetër që na çon më tutje në konsolidimin e politikës sonë, se kush fiton më pak, duhet të paguajë më pak dhe është një shembull kuptimplotë i së vërtetës se politika jonë e taksimit nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një politikë që rëndon më të dobëtit. Përkundrazi është një politikë që synon lehtësimin sistematik të atyre që kanë më pak të ardhura”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Më herët ishte kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, që i propozoi qeverisë përjashtim nga taksa e shtëpive për pensionistët kryefamiljarë që jetojnë vetëm. Ndryshimet për përjashtimin e dy kategorive do të diskutohen në Komisionin e Ekonomisë në shqyrtimin nen për nen të paketës fiskale, për t’i kaluar për miratim Kuvendit.

KATEGORITË

Kategoritë që do të përfitojnë nga përjashtimi i taksës do të jenë 83 mijë pensionistë kryefamiljarë që jetojnë vetëm dhe 84 mijë familje me ndihmë ekonomike.

Në total llogariten rreth 160 mijë familje që nuk do të paguajnë taksën e re të pronës, pas hyrjes në fuqi të ligjit në muajin prill. Kategoria e parë që përfiton zerim të taksës do të jenë 83 mijë pensionistë kryefamiljarë që jetojnë vetëm.

Qeveria do të përjashtojë këtë kategori nga taksa e re, që do të jetë sa 0,05 për qind e vlerës së apartamentit. Listat e pensionistëve kryefamiljarë që jetojnë vetëm janë gati, pasi qeveria sot kësaj kategorie i rimburson 648 lekë në muaj rritjen e çmimit të energjisë.

Kategoria e dytë që i shtohet politikës së qeverisë për zerimin e taksës do të jenë familjet me ndihmë ekonomike. Nga përjashtimi i taksës do të përfitojnë 84 mijë familje në nevojë. Me llogaritjet që ka bërë Ministria e Financave për një shtëpi 100 metra katrorë, taksa do të jetë 4,457 lekë.

Dy kategoritë që përjashtohen nga taksa në rast se banojnë në një shtëpi të ndërtuar para vitit 1993, do të kursejnë 2,957 lekë në vit. Në rast se këto familje banojnë në një shtëpi të ndërtuar pas vitit 1993, do të kursejnë 1,457 lekë nga përjashtimi i taksës së re të pronës.

DORINA AZO

tab

 

 

Next Post
27-vjeçarja shqiptare i ofron seks 80-vjeçarit italian por…

Video/ Shkodër, momenti i arrestimit të grupit kriminal dhe i 5 prostitutave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

Bilanci i 13 ditëve protestë: Mbi 270 të arrestuar, 344 të proceduar, 60 të tjerë në kërkim

October 26, 2026
Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

October 26, 2026
VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

VIDEO / Pas divorcit, plumba pranë banesës së ish-bashkëshortes

October 26, 2026
Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

Stuhitë godasin Britaninë, 90 mijë abonentë pa energji elektrike dhe dy viktima

October 26, 2026
Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

Disa ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Claude i Anthropic aksesoi pa leje të dhënat e votuesve

October 26, 2026
“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In