• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa e pronës, FMN: Shqipëria mbetet prapa shumë vendeve, legjislacioni i ri kërkon konsensus politik

by Java News
06/03/2017 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët do të duhet të presin për të paguar tatimin e pronës në bazë të vlerës, pasi hapat që duhen ndërmarrë janë të shumta.

Vendi do të duhet të krijojë kadastrën fiskale, të përmirësojë mbledhjen e tatimit mbi pronën me sistemin aktual dhe pas kësaj do të vijojë me hartimin e legjislacionit të ri, për të cilin do të duhet konsensus.

Këto hapa janë zbardhur në një prononcim të posaçëm për Monitor të Shefes së Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, znj. Anita Tuladhar:“Shqipëria mbetet prapa shumë vendeve të tjera në mbledhjen e tatimit të pronës. Kjo pjesërisht reflekton mungesën e një kadastre të duhur të pronave, e cila ka bërë të vështirë zbatimin e plotë edhe të ligjit ekzistues të tatimit të pronës. Pra, qeveria shqiptare është e fokusuar së pari në krijimin e një kadastre fiskale, përmirësimin e mbulimit të pronave dhe zbatimin e mbledhjes së tatimit mbi pronën, në bazë të legjislacionit aktual. Pas kësaj, procesi i prezantimit të tatimit mbi pronat, të bazuar në vlerë, do të duhet të vijojë me hartimin e kuadrit ligjor, të ketë konsensus të brendshëm politik në këtë hartim, të mobilizojë mbështetje nga donatorët dhe vendet fqinje për ndihmë teknike dhe të realizojë çështjet teknike dhe ligjore të lidhura me të”, ka pohuar ajo.

Statistikat tregojnë se Shqipëria ka rendimentin më të ulët në rajon për tatimin e pronës. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave për fitin 2015, të ardhurat nga tatimi mbi pasurinë ishin 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me rritje nga 0.1% që ishte në vitin e mëparshëm.

Rajoni e ka këtë tregues në rreth 0.7-1% të PBB-së, ndërsa vendi që ka performancën më të mirë është Kroacia, me rreth 2% të PBB-së.

Sipas të dhënave të OECD, në vendet e zhvilluara, të ardhurat nga taksa e pasurisë në Itali janë sa 2.8% e PBB-së, në Greqi 2% e PBB-së, në Zvicër sa 1.9% e PBB-së, Austria 0.6%, Sllovenia 0.6%, Hungaria 1.3%. Nivelin më të lartë e mbajnë Britania dhe Franca që mbledhin nga taksa e pasurisë 4.1% të prodhimit të brendshëm bruto, /Monitor/

Next Post
Del Toro ka një supergjoks

Del Toro ka një supergjoks

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In