• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa e pronës do të rritet/ Propozohet projektligji, do të përafrohet me vlerën reale të tregut

by E S
18/06/2026 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Taksa e pronës do të ndryshojë rrënjësisht. Sa më e shtrenjtë të jetë prona dhe sa më afër qendrave urbane të ndodhet, aq më shumë taksë do të paguajë pronari.

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj të ri që synon ta lidhë taksën e pronës me vlerën reale të tregut.

Sipas argumentimit të Ministrisë së Financave, sistemi aktual krijon padrejtësi, pasi prona me sipërfaqe të ngjashme paguajnë pothuajse të njëjtën taksë edhe kur vlera e tyre në treg është shumë e ndryshme.

Reforma synon që barra fiskale të reflektojë më mirë vlerën e pronës dhe aftësinë paguese të pronarit.

“Është për t’u përgëzuar ky përafrim me vlerën e tregut pasi nxjerrë më në pah dhe çmimet aktuale. Duke qenë se deri më sot përllogaritej sipas sipërfaqes së pronës. Bën një sistem më të drejtë”, tha Reinaldo Pipiria-shoqata NAREA.

Përveçse taksimi do të bëhet në bazë të vlerës që ka prona në treg, do të ndryshojë edhe tarifa, nga 0.05% që është aktualisht në 0.1% -0.2% e vlerës së saj.

Përmes këtij projektligji vendi ndahet në 7 zona, që do të përdoren për të reduktuar tatimin për banesën e parë. Projektligji parashikon që banesa e parë të përfitojë deri në 50% e vlerës të përjashtuar nga taksimi, brenda kufijve të përcaktuar për secilën bashki.

Kjo do të thotë se për pjesën më të madhe të familjeve, rritja e taksës synon të zbutet. Ndërkohë, për banesat e dyta, të treta apo pronat e mbajtura si investim nuk aplikohet ky favorizim, duke bërë që barra më e madhe të zhvendoset tek ata që zotërojnë më shumë pasuri.

“Ka përfshirë përjashtime për banesën e parë me një diferencim nga kryeqyteti me periferinë. 11 herë diferenca ndërkohë mund të ishte ndryshe përjashtohen 50%. Prona të ndryshme vlejnë ndryshe në qytete të ndryshme dhe mund të kesh prona si në bregdet vlejnë më tepër sesa Tirana dhe ke lejuar të përjashtohen më pak dhe jeta e banorëve në zona turistike më e vështirë.”

Por sipas drejtuesve të shoqatës së pasurive të paluajtshme në vend ky projektligj ka disa përplasje me kapituj të BE./tch

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

November 25, 2026
“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

November 25, 2026
Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

November 25, 2026
Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

November 25, 2026
NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

November 25, 2026
Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In